Virusi vdekjeprurës “Mers-cov” përhapet në Itali

0

Virusi vdekjeprurës Mers-cov tashmë është përhapur edhe në Itali. Njoftimi i së dielës nga Organizata Botërore e Shëndetësisë vjen pasi dy paciente femra ishin prekur nga ky virus. Një 45 vjeçar italian u shpreh se kohët e fundit kishte udhëtuar në Jordani dhe ishte infektuar. Këto janë tre rastet e para më të njohura në Itali.

Virusi Mers-cov vepron si një virus i ftohtë dhe sulmon sistemin e frymëmarrjes. Qendra për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve deklaroi se simptomat e këtij virusi përfshijnë ethe dhe kollë, janë të rënda dhe mund të çojë në pneumoni dhe sëmundjen e veshkave.

/Laugert Qosja/

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here