Vijojnë pëmbytjet në SHBA, 500 të zhdukur

Vijojnë pëmbytjet në SHBA, 500 të zhdukur

Përmbytjet masive që kanë goditur shtetin amerikan të Kolorados në fillimit të kësaj jave, kanë çuar në një rritje masive të numrit të viktimave i cili mund të jetë shumë më i lartë se pesë të konfirmuar. Nga burime zyrtare për “CNN” u informua se ditën e diel se bilanci i të humburve ka kaluar

Përmbytjet masive që kanë goditur shtetin amerikan të Kolorados në fillimit të kësaj jave, kanë çuar në një rritje masive të numrit të viktimave i cili mund të jetë shumë më i lartë se pesë të konfirmuar.

Nga burime zyrtare për “CNN” u informua se ditën e diel se bilanci i të humburve ka kaluar në mbi 500 persona.

Autoritetet vendase informojnë se shumë prej të humburve thjesht mund të kenë humbur kontaktet me familjarët, por që nuk përjashtohet që një pjesë e tyre të jenë mbytur.

Nga shërbimet meteorologjike  parashikohet që reshjet do të vijojnë edhe në ditët në vazhdim.

Përmbytjet e deritanishme kanë shkaktuar një dëm prej të paktën 150 milionë dollarësh në zonat e goditura të Kolorados, ndërsa 30 ura janë shkatërruar midis dhjetëra strukturave të dëmtuara.

/Sonila Qazimi/

 

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar