Vijojnë aktivitetet në parqet arkeologjike

Vijojnë aktivitetet në parqet arkeologjike

Aktivitetet e ndryshme artistike dhe kulturore nuk kanë munguar edhe këtë sezon vere në qytetin e Apollonisë antike dhe në qytetin ilir të Bylisit. Bashkia e Fierit në bashkpunim me atë të Mallakastrës kanë bërë të mundur organizimin e eventeve kulturore-artistike në qendrat e turizmit arkeologjik. Disa ditë më parë në parkun antik të Apollonisë

Aktivitetet e ndryshme artistike dhe kulturore nuk kanë munguar edhe këtë sezon vere në qytetin e Apollonisë antike dhe në qytetin ilir të Bylisit.

Bashkia e Fierit në bashkpunim me atë të Mallakastrës kanë bërë të mundur organizimin e eventeve kulturore-artistike në qendrat e turizmit arkeologjik.

Disa ditë më parë në parkun antik të Apollonisë u mbyll dhe festivali “Netët Apolloniane”, aktivit i cili mblodhi rreth vetes një numer të madh vizitorësh vendas dhe të huaj.

“Netët Apolloniane” një aktivitet që nuk solli vetëm teatrin, por muzikën dhe artin pamor, duke përcjellë për disa net një atmosferë ku mbizotëronte fryma artistike.

Sipas drejtuesve ky aktivitet jo vetëm që gjallëron jetën artistike kulturore, por edhe promovon dhe reklamon vlerat e trashëgimisë kulturore të vetë këtyre qyteteve.

Drejtori i Parkut Kombëtar të “Bylisit”, Bashkim Vreka, u shpreh se aktivitetet kanë anët pozitive dhe negative të zhvillimit në qendrat historiko-arkeologjike.

“Zhvillimi i eventeve të rëndësishme në parqet arkeologjike sjell një impakt pozitiv për sa i përket promovimit të tyre, por ka edhe pasoja negative, pasi jo rrallë herë ka pasur dhe dëmtime të monumenteve”, tha Vreka.

Por ai shprehu pakanaqësi ndaj organizatorëve të spektaklit “Miss Shqipëria 2013”, të cilët sipas tij, nuk respektuan masat për eleminimin e ndotjes mjedisore në park.

“Aktiviteti pati një impakt mjaft pozitiv në promovimin e parkut, pasi e ndoqën rreth 2000 qytetarë, por organizatorët  nuk e respektuan plotësisht marrëveshjen, duke shkaktuar probleme në  mirëmbajtjen e ambientit” tha ai.

Më tej drejtori i parkut “Bylis” vlerëson dhe Festivalin Folklorik Ndërkombëtar, i cili është zhvilluar në disa edicione. “Artistët dhe pjesëmarrësit në këto evente duke ngjallur tek ata vlera emocionale, të cilat i kanë përcjellë edhe te shokë, miqtë dhe të afërmi e tyre” përfundon ai.

/Sonila Qazimi/

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar