Vidhen kartat e kreditit, 300 milion dollarë humbje

Vidhen kartat e kreditit, 300 milion dollarë humbje

Autoritetet amerikane kanë dënuar pesë shtetas të huaj me vjedhje të kartave të kreditit, duke rezultuar në më shumë se $300 milion humbje për kompani të ndryshme në Amerikë dhe Evropë. Prokurorët federalë e quajtën këtë piraterinë më të madhe financiare në historinë e vendit, dhe dënuan katër rusë dhe një ukrainas në një gjykatë

Autoritetet amerikane kanë dënuar pesë shtetas të huaj me vjedhje të kartave të kreditit, duke rezultuar në më shumë se $300 milion humbje për kompani të ndryshme në Amerikë dhe Evropë.
Prokurorët federalë e quajtën këtë piraterinë më të madhe financiare në historinë e vendit, dhe dënuan katër rusë dhe një ukrainas në një gjykatë të Nju Xhersit.
Burrat janë akuzuar për vjedhjen e 160 milion dollarë nga kartat e kreditit dhe debitit nga mesi i 2005-ës deri në korrikun e shkuar.
Grupi i piraterisë financiare u shiti numrat e kartave disa palëve dytësore, të cilët pastaj i shitën në internet.
Dy nga të akuzuarit janë në paraburgim. Dmitriy Smilianets po mbahet në Shtetet e Bashkuara dhe Vladimis Drinkman është në Holandë, dhe po pret ekstradimin.

/Borana Belegu/

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar