Content on this page requires a newer version of Adobe Flash Player.

Beder



Content on this page requires a newer version of Adobe Flash Player.

vrioni

Vëzhguesit ndërkombëtarë: zgjedhjet në Shqipëri, u arritën disa standarde

Vëzhguesit ndërkombëtarë: zgjedhjet në Shqipëri, u arritën disa standarde

0 Komentet 🕔25.06.2013 - 16:35

Sipas BBC-së, vëzhguesit ndërkombëtarë kanë raportuar se votimi në Shqipëri ka qenë pjesërisht i suksesshëm dhe i përputhshëm me standardet evropiane. I gjithë ky proces zgjedhorë është  test për demokracinë në vend dhe të ardhmen tonë evropiane.

Sipas vëzhguesve të OSBE-së, pjesëmarrja mbi 50% është e kënaqshme  dhe  nga zgjedhjet e fundit të realizuara në vend ka patur progres. Ajo që bie në sy sipas tyre, është shpallja e fitores nga partitë kryesore akoma pa filluar procesi i numërimit, këtij shqetësimi i është bashkuar edhe ish-presidenti, Alfred Moisiu dhe Komisioni Qendrorë i Zgjedhjeve.

Jorgen Grunnet, kreu i vëzhguesve zgjedhorë nga katër organizatat ndërkombëtare tha për BBC;
“Disa nga problemet që janë konstatuar janë : mbipopullimi, vonesat dhe pasiguria lidhur me identifikimin e votuesve që dha një përshtypje të çorganizimit…”. Ai shtoi se: “disa nga standardet ndërkombëtare pothuajse u përmbushën, disa pothuajse nuk u përmbushën, dhe disa ishin në mes”.

/Bekim Bici/

Nuk ka Komente

Për momentin nuk ka komente!

Askush nuk ka lënë koment për këtë postim!

Shkruaj një koment

Adresa juaj e e-mail-it nuk do të publikohet. Plotësimi i fushave të domosdoshme është shënuar me shenjën *

Sondazh

A mendoni se reforma në drejtësi do të japë rezultatet e pritura?

View Results

Loading ... Loading ...

Fjalë e urtë

Ku ka tym,ka edhe zjarr