Vetëvendosje simbolikisht “djeg” marrëveshjen me Serbinë

Vetëvendosje simbolikisht “djeg” marrëveshjen me Serbinë

Lëvizja Vetëvendosje, përmes një aksioni simbolik, i ka vënë dje zjarrin marrëveshjes me Serbinë. Aktivistët e kësaj marrëveshje kanë djegur mbishkrimin “Marrëveshja me Serbinë” ndërsa kanë paralajmëruar protesta për ditën e nesërme. Kryetari i Vetëvendosjes në Prishtinë, Berat Lahu, ka thënë se aksioni ka për qëllim kundërshtimin e marrëveshjes së arritur më 19 prill. Sipas

Lëvizja Vetëvendosje, përmes një aksioni simbolik, i ka vënë dje zjarrin marrëveshjes me Serbinë. Aktivistët e kësaj marrëveshje kanë djegur mbishkrimin “Marrëveshja me Serbinë” ndërsa kanë paralajmëruar protesta për ditën e nesërme.

Kryetari i Vetëvendosjes në Prishtinë, Berat Lahu, ka thënë se aksioni ka për qëllim kundërshtimin e marrëveshjes së arritur më 19 prill. Sipas Lahut, marrëveshja legalizon strukturat paralele të Beogradit, amniston kryesitë e krimeve dhe kundërshton ratifikimin e marrëveshjes Thaçi-Daçiq, që do të zhvillohet të enjten më 20 qershor.

Lideri i kësaj lëvizje Albin Kurti ka bërë thirrje që të gjithë qytetarët të dalin në këtë aktivitet, dhe të kundërshtojnë  mundësinë e ratifikimit të marrëveshjes së 19 prillit.

Sipas Kurtit, ditën kur në Kuvend do të mbahet seanca që i kushtohet ratifikimit jashtë Kuvendit do të mbahet demonstratë gjithë popullore. Kurti nuk ka lënë pa përmendur edhe dy partitë e tjera opozitare Lidhjen Demokratike të Kosovës dhe Aleancën Për Ardhmërinë e Kosovës duke i quajtur ata bashkëpunëtorë të Thaçit. Ai ka paralajmëruar se në rast të ratifikimit të marrëveshjes kjo çështje do të shkoj deri në Gjykatën Kushtetuese.

 

/ Elta Liksenaj /

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar