Mungesa e ftesës për Kosovën për në Samitin e Ohrit është tregues i degradimit të marredhenieve Kosovë-Serbi. Ky është qëndrimi që Lëvizja Vetëvendosje (VV) ka mbajtur sot përmes një njoftimi se mosftesa për përfaqësuesit e Republikës së Kosovës në Samitin e Procesit të Bashkëpunimit në Evropën Juglindore, duhet kuptuar si pasojë e drejtpërdrejtë e negociatave
Mungesa e ftesës për Kosovën për në Samitin e Ohrit është tregues i degradimit të marredhenieve Kosovë-Serbi. Ky është qëndrimi që Lëvizja Vetëvendosje (VV) ka mbajtur sot përmes një njoftimi se mosftesa për përfaqësuesit e Republikës së Kosovës në Samitin e Procesit të Bashkëpunimit në Evropën Juglindore, duhet kuptuar si pasojë e drejtpërdrejtë e negociatave të dëmshme që Hashim Thaçi dhe qeveria e tij po zhvillojnë në Bruksel për dy vjet me radhë.
Duke marre shkas nga lënia e Kosovës jashtë Samitit të Ohrit, Vetëvendosje ka theksuar edhe njëherë qëndrimin e saj kundër bisedimeve me Serbinë. Sipas përfaqësuesve të kësaj lëvizjeje, ky rast do të duhej të kuptohej nga të gjitha institucionet si alarmi i fundit për të hequr dorë nga negociatat.
“Ajo që po ndodh në realitet është se dialogu po defunksionalizon Kosovën dhe po thellon me tutje izolimin e Kosovës, duke forcuar ndikimin e Serbisë karshi vendeve të rajonit dhe BE-së. Presidentja Jahjaga, e paftuara e këtij samiti, po ashtu ka mbështetur në çdo hap këto lëshime të Qeverisë së Kosovës, kështu që reagimet e zyrës së saj për mosrespektim të marrëveshjeve nga ana e Serbisë janë tashmë të pavlera”,- thuhet në kumtesën e Vetëvendosjes.
Sipas kësaj force politike, Serbia do të zbatojë nga marrëveshjet vetëm ato pjesë që i sjellin përfitime dhe forcim të rolit në rajon dhe BE, si dhe do të kushtëzojë çdo hap të Kosovës.
/Romina Qama/
Lini Komentin tuaj
Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *