“Vetëm lot” triumfon në Eurosong

“Vetëm lot” triumfon në Eurosong

“Vetëm lot” e Emmelie de Forest është kënga fituese e këtij viti në “Eurosong”, zhvilluar në Malmo të Suedisë. Pas një konkurrence shumë të fortë, kënga daneze arrin të mbizotërojë dhe të dalë fituese. Kënga ”Vetëm lot” u shndërrua gjatë mbrëmjes finale në këngën më të pëlqyer, duke lënë pas në votime me 47 pikë

“Vetëm lot” e Emmelie de Forest është kënga fituese e këtij viti në “Eurosong”, zhvilluar në Malmo të Suedisë. Pas një konkurrence shumë të fortë, kënga daneze arrin të mbizotërojë dhe të dalë fituese.

Kënga ”Vetëm lot” u shndërrua gjatë mbrëmjes finale në këngën më të pëlqyer, duke lënë pas në votime me 47 pikë më pak Azarbajxhanin dhe Ukrainën në vendin e tretë.

12

Këngëtarja fituese, në konferencën për shtyp, deklaroi se ajo që ndodhi ishte e mrekullueshme, por edhe shumë stresuese.

“Nuk mundem ta besoj pa dyshim që kisha besim tek kjo këngë, por gjëja më emocionuese tek një Eurovision është që nuk mund ta dish kurrë se çfarë do të ndodhë. Kështu që fitorja më emocionoi dhe shokoi njëkohësisht”, shtoi këngëtarja Emmelie de Forest.

/Klaudia Koçi/

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar