Vetëdorëzohet Klemend Balili

0

 

Klementbalili23 Balili, njeriu më  i kërkuar në  Shqipëri 2 vitet e fundit, diten e djeshme ka dalë  nga banesa në  Stjar të  Delvinës i shoqëruar nga familjarët e tij.

Ai u dorëzua mëngjesin e kësaj të  marte. Pasi del nga shtëpia në shoqërinë  e të  afërmve, hipën në  makinën tip Benz, dhe drejtohet drejt vendit ku e priste kreu i Policisë  së  Shtetit, Ardi Veliu, rreth dy kilometra nga fshati Stjar.

Balili hipën në  automjetin e policisë  dhe drejtohet në  Komisariatin numër 6 në  Tiranë  dhe më  pas transportohet në  Drejtorinë  e Policisë .

I ashtëquajturi “ Eskobari i Ballkanit” , akuzohet nga Prokuroria për trafikimin e lëndëve narkotike i  kryer në  bashkëpunim në  formën e grupit të  strukturar kriminal, pjesëmarrje në  grupin e strukturuar kriminal, refuzim për deklarim të  pasurisë  dhe pastrim të  produkteve të  veprës penale ose veprimtarisë  kriminale.

Dosja e tij tashmë  ndodhet  në  Gjykatën e Krimeve të  Rënda. Dorëzimi I tij, vjen dy javë  para skadimit të  afatit hetimor ndaj tij. Sipas avokatit  mbrojtë s Theodhori Sollaku ,  tregoi se klienti i  tij u vetëdorëzua kur u plotësuan kushtet.

 

 

/J.Spaho/

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here