Veshi bionik

Veshi bionik

Shkencëtarët nga Universiteti Princeton në Shtetet e Bashkuara kanë dizajnuar një mjet të ri në kibernetikë: një printer 3 dimensional. Ky ekip hulumtuesish ka gjetur mënyrën për të printuar një copë veshi prej silikoni, të përzier me qelizat e gjedhit, të mbushur me grimca argjendi, që bashkërisht formojnë një antenë. Si çdo antenë tjetër edhe

Shkencëtarët nga Universiteti Princeton në Shtetet e Bashkuara kanë dizajnuar një mjet të ri në kibernetikë: një printer 3 dimensional.

Ky ekip hulumtuesish ka gjetur mënyrën për të printuar një copë veshi prej silikoni, të përzier me qelizat e gjedhit, të mbushur me grimca argjendi, që bashkërisht formojnë një antenë. Si çdo antenë tjetër edhe kjo mund të pranojnë radio sinjal.

Veshi 3-D nuk mund ta zëvendësojë atë të njeriut. Ai është dizajnuar për të testuar se çfarë mund të bëhet me teknologjinë e printimit 3-D në kibernetikë, e cila është fushë e kombinimit të indeve biologjike me ato elektronike.

Profesori që drejtoi këto hulumtime, Michaal McAlpine tha se ekipi i tij ka bërë një hap të vogël, por që puna e tyre do të çojë eventualisht në një lloj shqise të gjashtë dixhitale për njerëzit. Kjo është një mundësi  më shumë për trupin e njeriut për t’u lidhur me pajisjet elektronike.

/Erilda Sulika/

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar