Content on this page requires a newer version of Adobe Flash Player.

Beder



Content on this page requires a newer version of Adobe Flash Player.

vrioni

Vërtet janë “zhdukur” 500 shtetas të BE-së në Siri?

Vërtet janë “zhdukur” 500 shtetas të BE-së në Siri?

0 Komentet 🕔27.04.2013 - 18:23

(Botuar më 26 prill 2013 në “Todays Zaman”)

Klaus Jurgens*

A janë qytetarët e Bashkimit Evropian duke luftuar kundër regjimit të Bashar al-Assad në Siri, dhe në qoftë se po, sa prej tyre, nga cilat shtete anëtare, dhe për më tepër, si dhe nga kush janë rekrutuar?

A janë me të vërtetë luftëtarët e lirisë të bindur për të bërë diçka të mirë në terren, duke pasur parasysh që komunitetet ndërkombëtare janë tërhequr nëpër galeri, apo ekziston rreziku se kur lufta të mbarojë të paktën disa prej tyre do të kthehen në Evropë, jo për të promovuar paqen, por për të qënë gati për të luftuar një luftë tjetër, vetëm se kësaj rradhe më afër shtëpisë.

Bazuar tek Gilles de Kerchove, koordinator i kundërterrorizmit për BE, ky rrezik duhet marrë shumë seriozisht. Të mërkurën gjatë një komunikimi për BBC, ai shprehu shqetësimet e tija për faktin se 500 shtetas të vendeve të Besë, në veçanti të Francës, Republikës së Irlandës, Mbretërisë së Bashkuar dhe Belgjikës, ishin rekrutuar në një mënyrë ose tjetrën dhe iu bashkuan forcave të armatosura të cilat luftojnë kundër forcave të regjimit të al-Assad. Jo të gjithë janë radikalë kur largohen nga vendet e tyre, por me shumë mundësi shumë prej tyre do të radikalizohen atje, do të trajnohen.

Gjatë muajit shkurt të vitit 2013, gjatë vizitës së tij në Turqi, z. De Kerchove bisedoi për të njëjtat gjëra, gjë që befasoi në fillim audiencën, duke më përfshirë dhe mua — informacioni që një numër në rritje i shtetasve të BE-së janë duke luftuar kundër regjimit të Assad-it dhe janë zhvendosur në Siri — përbënte një çështje problematike pasi supozohej se shumë prej tyre të cilët udhëtuan për në Siri, nuk ishin mbështetës të paqes dhe demokracisë, por do të trajnoheshin nga al-Qaeda.

Duke ditur që al-Qaeda përbën rrezikun më të madh terrorist në sytë e Brukselit, De Kerchove ishte i shqetësuar për bashkimin e shtetasve të BE-së, ku shumë prej tyre e shikonin si një kauzë të mirë — të ndihmonin vendosjen e demokracisë në Sirinë e shkatërruar nga lufta — rrezikojnë të manipulohen nga grupe më pak paqësore të cilat mund të jenë në terren në Siri dhe përfundimi do të ishte radikalizimi i tyre.

Nësë kjo është e saktë, un jam kurioz të di nëse është e drejtë të thuhet që ato që i “punësuan” në radhë të parë janë të radikalizuar tashmë dhe mbajnë të fshehtë operatorët e al-Qaedës, e cila keqpërdor luftën për paqe dhe demokraci në Siri për ta përdorur si trampolinë për të krijuar grupe të reja të al-Qaedës, të cilat ndonjë ditë në të ardhmen do të krijojnë terrore në Evropë.

Sikurse sulmet në Boston treguan, radikalizimi i të rinjve përbën një elemen kyç në momentet që analizojmë individët ose grupet terroriste, dhe për këtë komentet e de Kerchove-s duhet të analizohen në një kontekts më të gjërë.

Si fillim duhet të bëjmë dallimin midis atyre që kanë një arsye legjitime për të luftuar kundër regjimit e al-Assad-it, sepse ato mendojne se shteti i tyre ishte keqqeverisur, në qoftë se është qeverisur, dhe me siguri që nuk kishte demokraci dhe ato të cilët mendojnë se konflikti në Siri (ose kudo në botë) është justifikimi perfekt për të rekrutuar dhe për të stërvitur radikalë, të cilët nuk janë të interesuar për të promovuar paqen dhe nuk janë të interesuar në politikat e brëndshme, por interesi i tyre është thjesht për të vendosur bomba në vende të ndryshme.

Së dyti, duhet të analizojmë në një mënyrë shume serioze se si një person i ri mund të konvertohet në një radikal. A është “ radikalizim vetjak,” apo vjen si rezzultat i “kampeve të trajnimit”?

Dhe ndoshta më e rëndësishmë, pavarsisht faktit se radikalizimi vetjak mund të ndodhë për shkak të propagandës online, duke ndjekur tubime të paligjshme në shtëpi ose duke iu bashkangjitur kampeve stërvitore terroriste, çfarë i shtyen këta antarë të zakonshëm të shoqërisë, ku shumica janë të rinj, t’i kthejnë kurrizin çdo gjëe që ata dinë — dhe jo vetëm familjeve të tyre, por edhe shoqërisë ku ata bëjnë pjesë? — Është shumë e lehtë të thuash: “Ata na zhgënjyen”, por mbase shoqëria i ka zhgënjyer ata.

Për sa kohë al-Qaeda dhe rrjete të tjera terroriste arritën të ndikojnë në grupë rekrutësh të rinj, jo vetëm në kampet e largëta malore, por fjalë për fjalë nëpër dyert e shtëpive ngjitur me shtëpitë tona, shkolla dhe universitete, terrori nuk mund të anashkalohet. Shumë “ushqim” për politikën për t’u menduar! Me të vërtetë!

*Studiues gjerman i marrëdhënieve ndërkombëtare – kolumnist i përhershëm në “Todays Zaman”.

Shqipëroi për “Objektiv”: Luis Bekteshi

 

Nuk ka Komente

Për momentin nuk ka komente!

Askush nuk ka lënë koment për këtë postim!

Shkruaj një koment

Adresa juaj e e-mail-it nuk do të publikohet. Plotësimi i fushave të domosdoshme është shënuar me shenjën *

Sondazh

A mendoni se reforma në drejtësi do të japë rezultatet e pritura?

View Results

Loading ... Loading ...

Fjalë e urtë

Ku ka tym,ka edhe zjarr