Veprat e “fshehura” të Alush Shimës ekspozohen për publikun

Veprat e “fshehura” të Alush Shimës ekspozohen për publikun

Tiranë – Dekada me radhë, gjatë regjimit komunist, artisti Alush Shima ka pikturuar në fshehtësi. Tashmë publiku mund të shohë haptazi punën e tij disavjeçare. Krijimtaria e piktorit që nga fillesat e deri më sot do të ekspozohet me të njëjtin titull në Galerinë Kombëtare të Arteve në Tiranë. Shima e ka ndërtuar identitetin e

Tiranë – Dekada me radhë, gjatë regjimit komunist, artisti Alush Shima ka pikturuar në fshehtësi. Tashmë publiku mund të shohë haptazi punën e tij disavjeçare.

Krijimtaria e piktorit që nga fillesat e deri më sot do të ekspozohet me të njëjtin titull në Galerinë Kombëtare të Arteve në Tiranë. Shima e ka ndërtuar identitetin e tij në përballje me mjeshtrit e mëdhenj të artit të së shkuarës dhe sidomos në një marrëdhënie të ngushtë me pikturën e Braque dhe të Mattisse.

Ekspozita do të hapet nesër më 26 prill në orën 19:00, e cila do të sjellë në vëmendjen të publikut  momente tepër ngacmuese nga jeta e piktorit, veçanërisht atë të viteve 1968-1973, ku ndikim tepër të madh pati edhe piktura moderniste perëndimore.

/Sonila Qazimi/ 

 

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar