Shtetet më të kërkuara europiane për azilkërkuesit kosovarë

Shtetet më të kërkuara europiane për azilkërkuesit kosovarë

Sipas organizatës për refugjatë të Kombeve të Bashkuara, kërkesat për azil nga Kosova drejt vendeve evropiane kanë rënë viteve të fundit. Mirëpo,këto të dhëna nuk përfshijnë vitin 2013 që mendohet se ka shënuar rritje të dukshme. Proporcioni i azilkërkuesve nga Kosova që kërkuan strehim në disa nga vendet evropiane ka shënuar rënie gjatë katër vjetëve

Sipas organizatës për refugjatë të Kombeve të Bashkuara, kërkesat për azil nga Kosova drejt vendeve evropiane kanë rënë viteve të fundit. Mirëpo,këto të dhëna nuk përfshijnë vitin 2013 që mendohet se ka shënuar rritje të dukshme.

Proporcioni i azilkërkuesve nga Kosova që kërkuan strehim në disa nga vendet evropiane ka shënuar rënie gjatë katër vjetëve të fundit. Në vitin 2009, 74% e kërkesave që regjistroheshin nga Serbia/Kosova ishin në fakt nga Kosova; në vitin 2011 në 41% dhe në vitin 2012 në 35 për qind.

Gjermania vazhdon të jetë një destinacion i preferuar me 10.400 kërkesa nga Kosova gjatë vitit 2012.

Në Belgjikë ka pasur një rënie dramatike të kërkesave nga 3,100 më 2011 në rreth 1,000 një vit më vonë.

Njëjtë ka qenë edhe në Luksemburg me kërkesa të përgjysmuara, nga 1.100 më 2011 dhe 590 më 2012.

Në Francë ka pasur 3.900 kërkesa, në Suedi 3.600 dhe në Zvicër 2.100.

Vendet që regjistrojnë si të veçuara kërkesat e azilit nga Kosova raportojnë se numri më i madh i kosovarëve ka kërkuar azil në Francë, 81%, në Austri, 52%, dhe në Belgjikë 51%.

/Klajdi Lleshi/

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar