Veliaj: Rriten pensionet 2%, 55 vjeç mosha për minatorët

0

Në një deklaratë për mediat, në mbyllje të mbledhjes me Këshillin Kombëtar të Punës, ministri Veliaj bëri të ditur marrjen e vendimit për rritjen e pensioneve.

“Në muajin korrik pensionet do të rriten me 2%, Ky është një lajm i mirë se pensionet po i  rrisim më shumë se çka qenë rritja ekonomike e vendit,” – deklaroi Veliaj. Sipas tij vendi ka patur një rritje ekonomike prej 1.5%.

Më tej ai theksoi se Këshilli Kombëtar i Punës aprovoi skemën e re për pensionet dhe se mosha e pensionit për minatorët është ulur në 55 vjeç.

/Erges Dybeli/

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here