Veliaj: Jemi në shëbim të qyetetarëve

Veliaj: Jemi në shëbim të qyetetarëve

Ish-ministri i Punës dhe Çështjeve Sociale, z. Spiro Ksera, i ka dorezuar detyren ministrit të ri Erjon Veliaj, tashmë si ministër i Mirëqenies Sociale dhe Rinisë. “I uroj punë të mbarë, suksese të jete, i palodhur dhe në shërbim të qytetarëve shqiptarë, që janë në numër të kosniderueshëm që jetojne në varfëri, me probleme në familje.

Ish-ministri i Punës dhe Çështjeve Sociale, z. Spiro Ksera, i ka dorezuar detyren ministrit të ri Erjon Veliaj, tashmë si ministër i Mirëqenies Sociale dhe Rinisë.

“I uroj punë të mbarë, suksese të jete, i palodhur dhe në shërbim të qytetarëve shqiptarë, që janë në numër të kosniderueshëm që jetojne në varfëri, me probleme në familje. I garantoj se nëse do jem i dobishem në punen e tij në të ardhmen do jem i gatshem për të dhënë kontributin tim”, theksoi ish-ministri Ksera.

Ministri Veliaj gjatë fjalës së tij përshëndetëse ka falenderuar paraardhësin për punën e bërë dhe sherbimin ndaj vendit, e bashkë me të edhe stafin e punonjësve. Gjithashtu, z. Veliaj ka premtuar që në qendër të punës së tij do të jenë qytetarët dhe çdo hall i tyre do të dëgjohet.

Ai po ashtu ka paralajmëruar se ministria do të pësojë një sërë ndryshimesh, pasi tashmë do të mirëpriten edhe pjesë nga stafet e ministrive të tjera, duke qenë se ministria do te permbledhe edhe pjesë nga Arsimi apo Kultura.

/Sonila Qazimi/

 

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar