Veliaj: Ja avantazhet që do të ketë biznesi në Tiranë

Kandidati i majtë për Bashkinë e Tiranës, Erjon Veliaj, zhvilloi një takim paraditen e së enjtes me përfaqësuesit e biznesit ne hotel “Sheraton”. Gjatë fjalimit të tij z. Veliaj u shpreh se është i gatshëm për të rritur bashkëpunimin mes bashkisë dhe biznesit, gjithashtu ai mirëpret çdo ide të re që mund të vijë nga

Kandidati i majtë për Bashkinë e Tiranës, Erjon Veliaj, zhvilloi një takim paraditen e së enjtes me përfaqësuesit e biznesit ne hotel “Sheraton”.

Gjatë fjalimit të tij z. Veliaj u shpreh se është i gatshëm për të rritur bashkëpunimin mes bashkisë dhe biznesit, gjithashtu ai mirëpret çdo ide të re që mund të vijë nga vetë biznesi.

“Vlerësoj bashkëpunimin që kemi pasur me biznesin në 18 muajt e fundit dhe dëshiroj që këtë bashkëpunim ta shtrij edhe në Bashkinë e Tiranës. Për këtë, unë kam propozuar ngritjen e këshillit ekonomik në bashki. Ndërkohë, mirëpres çdo ide që ju mund të keni për këtë bashkëpunim”, tha ndër të tjera Erjon Veliaj.

I pranimesh në këtë konferencë ishte edhe kreu i Bisnes Albania, Luan Bregasi, ku propozoi këto kërkesa për biznesin:

1 – Të krijohet Këshilli Ekonomik Kombëtar i Tiranës. Vendimet që prekin biznesin më parë të diskutohen në këtë këshill më pas të kalojnë në këshillin bashkiak.  Nëse bëhet të respektohet ose ndryshe nuk e bëjmë fare.

2-  Të ketë fond punësimi për nxitjen e stimulimin  e punonjësve dhe sipërmarrësve të rinj. si modeli I qeverisë

3- Klimë miqësore për investitorët e huaj, siguri për investimet dhe mundësi për të vënë në dispozicion hapësira në pronë të bashkisë.

4- Bashkia e re duhet ti besojë më shumë biznesit për projektet që qeveria nuk ka mundësi ti investojë. 

5- Konfliktet e mundshme politike të mos bien në kurriz të projekteve  të sipërmarrjes në fushën ndërtimore dhe të infrastrukturës.

 

Shqetësimet e Ferdinand Ibraimit për infrastrukturën rrugore dhe shërbimin urban :

6- Mungojnë korsitë e dedikuara shërbimit urban. Para 5 vitesh u vendosën këto por u zhdukën

7-Problem i madh parkimi. Bëhen parkime të padrejta e të parregullta në të gjitha akset rrugore të Tiranës.

8- Strukturë të re në administratën e bashkisë për bashkërendimin e koordinimin e marrëdhënieve mes shoqatës së Transportit Urban dhe bashkisë. Vitet e fundit ka pasur shumë mungesë koordimi

9- Të ngrihet një terminal ku të ndajë dhe bashkërendojë të gjitha akset e Tiranës.  Duhet bashkërendim i autobusëve dhe mjeteve, e jo të ketë mbivendosje siç ka sot

10- Shërbim integral të biletave,ku fokusohet tek transporti perëndimor. Të ketë bileta ditore, javore, mujore, siç janë në perëndim.

11- Të zgjidhim tarifën e biletës së shërbimit urban. Ka që nga gushti i 2008 nuk ka lëvizur.

 /Mbaresa Visha/ 

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar