Content on this page requires a newer version of Adobe Flash Player.

Beder



Content on this page requires a newer version of Adobe Flash Player.

vrioni

“Vejusha e zezë”, mashtruesja shqiptare në Greqi

“Vejusha e zezë”, mashtruesja shqiptare në Greqi

0 Komentet 🕔17.12.2013 - 16:54

Minoritarja nga Thiva e Sarandës, Evangelia Zhanga, e njohur me nofkën “Vejusha e zezë” akuzohet në Greqi per vrasjen e 42-vjecarit, biznesmenit Tasos Tsagaropoulosm. Këtë herë bëhet e ditur që është shtyrë pëesëri gjyqi i saj për shkak se avokati mbrojtës merrte pjesë në një seancë tjetër penale në Athinë.

Evangelia pranoi se ka qenë prezente kur u zhvillua vrasja tragjike e 42-vjecarit grek si dhe pohoi që vrasësi është bashkëshorti i saj i tretë i cili ka vdekur nga “kanceri”. Në polici ka deklaruar se “kur erdhi në shtëpi i dhashë një kafe në të cilën kisha hedhur ilac gjumi. Kur ilaci beri efektin e duhur, im shoq e goditi në kokë 4 herë me sqepar, kurse une e godita me thikë tre herë në fyt. E morëm kufomën dhe e futëm poshtë në bodrum. Aty hapëm një gropë poshtë pllakës së dushit dhe e groposëm. Pastaj sipër u vendos një pllakë e re dushi.”

Zhanga akuzohet se ka mshtruar dhjetra qytetarë e sidomos të moshuarit duke ndërtuar kështu pasurinë e jetës së saj. Mësohet se viktime e mashtrimeve të saj ka rënë edhe një gjyqtar me emër në Greqi, te cilit ka mundur t’i marrë 1 milion euro.

Shqiptarja nga Saranda akuzohet edhe për dy vrasje të tjera dhe është akuzuar për më shumë se 13 dënime për mashtrim të kryer në Kretë, Volos, Selanik dhe Poleponez.

 

/Sidorela Jança/

Nuk ka Komente

Për momentin nuk ka komente!

Askush nuk ka lënë koment për këtë postim!

Shkruaj një koment

Adresa juaj e e-mail-it nuk do të publikohet. Plotësimi i fushave të domosdoshme është shënuar me shenjën *

Sondazh

A mendoni se reforma në drejtësi do të japë rezultatet e pritura?

View Results

Loading ... Loading ...

Fjalë e urtë

Ku ka tym,ka edhe zjarr