Vdes “Kryemafiozi” i Sopranove James Gandolfini

Vdes “Kryemafiozi” i Sopranove James Gandolfini

Aktori i njohur amerikan James Gandolfini që u bë i njohur për rolin e tij si kapo i mafies në serialin televiziv “The Soprano” vdiq nga një atak në zemër në moshën 51-vjeçare. Rrjeti HBO që ka transmetur serialin “The Soprano” ka njoftuar sot se aktori ka vdekur në Itali teksa ndodhej me pushime. Gandolfini

Aktori i njohur amerikan James Gandolfini që u bë i njohur për rolin e tij si kapo i mafies në serialin televiziv “The Soprano” vdiq nga një atak në zemër në moshën 51-vjeçare.

Rrjeti HBO që ka transmetur serialin “The Soprano” ka njoftuar sot se aktori ka vdekur në Itali teksa ndodhej me pushime.

Gandolfini u bë i  njohur  me rolin e shefit të mafias, Tony ( emri i personazhit), që u transmetua nga viti 1999 deri më 2007.

Reagimet për vdekjen e James Gandolfini  kanë qenë të shumta:

John McCain, senator amerikan dhe ish-kandidat për president: “Pusho në paqe James Gandolfini, një prej njerëzve më të mirë që kam takuar ndonjëherë”.

Lorraine Bracco, bashkëprotagoniste e “Sopranos”, (në rolin e psikologes): “Sot humbëm një gjigant. Jam tërësisht zemërthyer”.

Edie Falco, bashkëprotagoniste e “Sopranos”, në rolin e bashkëshortes: “Jam e shokuar dhe jashtëzakonisht e tronditur nga vdekja e Jim. Ai ishte një njeri me një thellësi dhe ndjeshmëri të jashtëzakonshme shpirtërore. Buzëqeshja, mirësia dhe bujaria e tij nuk mund të përshkruhen me fjalë”.

Ai ka luajtur edhe ne filma të tjerë si “ Zero Dark Thirty”, “Try Romance”, “Get Shorty” etj.

/Erina Haxhiu/

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar