Ndërron jetë i riu shqiptar në burgun grek

0

Një ngjarje e rëndë u raportua në mediat greke, ku një 36-vjeçar, shtetas shqiptar është gjendur pa shenja jete në mëngjesin e sotëm në burgun e Agias në Hania të Greqisë. Nga informacionet e marra, mësohet se në trupin e viktimës nuk janë gjetur shenja dhune.

Hetimet vazhdojnë për ngjarjen tragjike pasi shkaku i vdekjes së tij nuk është bërë ende i ditur por nga raportimet e marra mësohet se trupi i viktimës është dërguar për ekspertizë mjeko-ligjore.

Ende nuk dihet identiteti i shqiptarit.

Arbër Tushe

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here