Vazhdojnë grabitjet e bankave, këtë radhë në Tepelenë

0

Policia ende nuk ka arrestuar autorin e grabitjes së bankës së nivelit të dytë mesditën e djeshme.

banka

Bazuar te burimet nga policia, gazetari i Report Tv  raporton se autori i dyshuar, një 35-vjeçar dyshohet se fshihet në Kurvelesh. Gjithmonë sipas burimeve, ai është lokalizuar nga telefoni.

35-vjeçari, emri i të cilit nuk bëhet i ditur nga policia, i maskuar, armatosur dhe i veshur me rroba ushtarake kërcënoi dje rreth orës 15:10 punonjësit e bankës duke grabitur 500 mijë lekë.

Vetëm në muajin e parë të këtij viti janë sulmuar disa bankomate në Urën Vajgurore, Vorë dhe në Bulqizë, ndërsa dje u grabit banka në Tepelenë.

XH.ZOGU

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here