Vatikan, tri arrestime për korrupsion

Vatikan, tri arrestime për korrupsion

Arrestohet sot një klerik i lartë italian, pasi është i dyshuari kryesor në lidhje me hetimin për skandalin e bankës së Vatikanit. Mbi të rëndojnë akuzat për korrupsion dhe mashtrim. Nunzio Scarano, punonte në administrimin financiar të Vatikanit. Një agjente e shërbimit sekret dhe një ndërmjetës financiar kanë qenë gjithashtu të arrestuar. Scarano dhe agjentja

Arrestohet sot një klerik i lartë italian, pasi është i dyshuari kryesor në lidhje me hetimin për skandalin e bankës së Vatikanit. Mbi të rëndojnë akuzat për korrupsion dhe mashtrim.

Nunzio Scarano, punonte në administrimin financiar të Vatikanit. Një agjente e shërbimit sekret dhe një ndërmjetës financiar kanë qenë gjithashtu të arrestuar. Scarano dhe agjentja e shërbimit sekret Maria Zito dyshohen pasi kanë sjellë në mënyrë ilegale nga Zvicra 20 milionë euro në Itali.

Policia Italiane ka pasur nën hetim Scarano për një sërë transaksionesh të dyshimta që përfshijnë riciklimin e një seri çeçesh të përshkruara si donacione të kishës nëpërmjet Bankës së Vatikanit.

Banka e Vatikanit e njohur si Instituti për Veprat e Fesë, është institucioni më sekret në botë dhe zyrtarisht është një organizëm financiar i Selisë së Shejntë me përfitime që shkojnë në favor të veprave fetare..

“Tradicionalisht, Banka e Vatikanit ka refuzuar të bashkëpunojë me autoritetet italiane për të hetuar krimin financiar në bazë të pavarësisë sovrane të shtetit Vatikan”-tha një korrespondet i BBC-së në Romë.

Por Papa Françesku ka treguar se ai është i vendosur tani për të dhënë fund akuzave të korrupsionit dhe pastrimit të parave nga banka, shton korrespondenti i BBC-së.

/Erzen Carja/

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar