Vasili tërhiqet nga posti i nënkryetarit të Bashkisë së Tiranës

Petrit Vasili ka dhënë sot dorheqjen nga posti i nënkryetarit të Bashkisë së Tiranës. Dalja e Lëvizjes Socialiste për Integrim nga koalicioni qeverisës me Partinë Demokratike ka sjellë edhe një valë dorëheqjesh të funksionarëve të kësaj partie. Mësohet se z. Vasili e ka informuar kreun e Bashkisë së Tiranës, Lulzim Basha, përmes një letre ku i

Vasili

Petrit Vasili ka dhënë sot dorheqjen nga posti i nënkryetarit të Bashkisë së Tiranës. Dalja e Lëvizjes Socialiste për Integrim nga koalicioni qeverisës me Partinë Demokratike ka sjellë edhe një valë dorëheqjesh të funksionarëve të kësaj partie.

Mësohet se z. Vasili e ka informuar kreun e Bashkisë së Tiranës, Lulzim Basha, përmes një letre ku i shpjegon arsyet e dorëheqjes.

“Angazhimi elektoral është motivacioni për vendimin tim të dorëheqjes si nënkryetar i Bashkisë së Tiranës”, është shprehur z. Vasili.

Gjatë ditës së djeshme, gjithashtu kanë paraqitur dorëheqjen drejtori i politikave në Ministrinë e Shëndetësisë, Pëllumb Pipero, si dhe sekretari i përgjithshëm i Prefekturës në Vlorë, Kasem Cenaj.

Ndërkaq, prefekti i Vlorës, Eduard Vecani nga radhët e PD-së, ka paralajmëruar në një deklaratë për shtyp se nëse të gjithë drejtuesit që janë vendosur politikisht nga LSI nuk dorëhiqen, atëherë do të shkarkohen. (Nexhat Hoxha)

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar