Varfëria në Shqipëri burim i fenomeneve negative

0

Varfëria është një nga fenomenet më të përhapura në botë, përfshirë edhe Shqipërinë. Më shumë se 29,6 % e popullsisë së Shqipërisë jeton në një varfëri të skajshme, me të paktën 1 dollar në ditë.

Shqipëria  është një nga vendet më të varfra sipas statistikave, të cilat tregojnë se zonat më të prekura nga varfëria janë zonat rurale. Sociologët tregojnë se varfëria në vendin tonë është burim i fenomeneve të tjera negative, siç vjedhja, bixhozi, dhuna, droga, alkooli, etj.

Shqipëria është vendi më i varfër në rajon pas Kosovës dhe sipas Bankës se Shqipërisë shifrat po rriten në mënyrë alarmante. Kriza që po kalon Greqia ka bërë që të ulen dhe të ardhurat që sjellin emigrantet.

Studimet tregojnë se në vendin tonë varfëria është rritur më 32 % në zonat urbane, por në ato rurale ka rënë  në 11.2 %, ku Prefektura e Kukësit ka shkallën më të lartë të varfërisë, ndërsa më të ulët e ka Vlora dhe Korça.

/Ariana Saraçi/

 

 

 

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here