Valbonë, fluks i madh turistësh

0

Ditët e para të  sezonit veror kanë shënuar një fluks të madh të turistëve të huaj dhe vendas në pikën turistike të Valbonës.

“E kishim shqetësim se këto ditë votimesh do t’i largonin turistët, por ndodhi e kundërta. Gjatë ditëve të fundjavës,të shtunën dhe të dielën , numri i turistëve të huaj të pranishëm në Valbonë arriti në rreth 1400 veta. Ndërsa sot,ditë e hënë  numri i turistëve ka shkuar  rreth 500 veta”, thotë për “Shekulli-n” i entuziazmuar, kryetari i komunës së Margegajt, Rexhë Byberaj.

Duke shfrytëzuar motin e mirë, shumë prej turistëve ngrenë çadra në livadhet e fshatit. Kjo ka bërë që policia komunale të tregojë  më tepër kujdes për ruajtjen e mjediseve përreth tyre.

Në shërbim të turistëve janë vënë edhe shumë prej banesave të banorëve të zonës. Në hanet e hotelet turistike ka më shumë se 600 shtretër. Gjatë këtyre ditëve të pranishëm në pikën turistike të Valbonës janë rreth 250 vizitorë në ditë, nga treva të ndryshme të vendit, si dhe mjaft kosovarë.

Fluksi i madh i këtyre ditëve ka tejkaluar çdo parashikim, ndonëse infrastruktura rrugore akoma nuk ka përfunduar dhe një pjesë e saj është e papërballueshme nga turistët.

/Sonila Duka/

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here