Vajrat bimore, kujdesi i duhur për shëndetin tuaj

Vajrat bimore, kujdesi i duhur për shëndetin tuaj

Vajrat bimore janë të shumëllojshëm. Nga shumica e bimëve përftohen vajra  në sajë të teknologjisë më të fundit. Vajrat bimore që mund të përmenden dhe që mund t’i gjejmë në tregun shqiptar janë: vaji i farës së zezë, xhoxhobës, kardamonit, karafilit, shalqinit, kungullit, farës së domates, farës së rrushit, hudhrës, qepës, qitros, limonit, trëndafili,propolisit, kamomilit,

Vajrat bimore janë të shumëllojshëm. Nga shumica e bimëve përftohen vajra  në sajë të teknologjisë më të fundit. Vajrat bimore që mund të përmenden dhe që mund t’i gjejmë në tregun shqiptar janë: vaji i farës së zezë, xhoxhobës, kardamonit, karafilit, shalqinit, kungullit, farës së domates, farës së rrushit, hudhrës, qepës, qitros, limonit, trëndafili,propolisit, kamomilit, kanellës, aloe verës, mentes, eukaliptit, bajames së ëmbël etj.

Secili prej këtyre vajrave ka specifikat e tij dhe rekomandohen në sëmundje të caktuara. Ato kanë një përdorim të gjerë, janë të dobishme dhe rekomandohen të përdoren për shkak se kanë shumë pak efekte anësore.

natyra-stresi-jpg1364320169

Vajrat esencialë mund të merren në dy lloj mënyrash: nëpërmjet pirjes dhe nëpërmjet lëkurës. Po kështu, këto vajra bimorë mund të përdoren dhe të përgatiten për masazhin, për kujdesin e fytyrës dhe trupit, për fërkim lokal, për kompresa, për hapjen e poreve etj.
Vajrat esencialë kanë gjetur më shumë përdorim për hapjen e kanaleve të frymëmarrjes, për problemet e sistemit të tretjes, në rastet e mosfunksionimit të mirë të mëlçisë dhe tëmthit, në problemet reumatizmale, ku vajrat veprojnë në mënyrë të shkëlqyer.
Gjithashtu, këta vajra kurues ndihmojnë për nxjerrjen e ujit nga qelizat (si diuretike), për probleme të lëkurës, në dobësimin e sistemit imunitar. Bukuria dhe e veçanta e vajrave në të cilat bazohet aromaterapia është veprimi i tyre i shkëlqyer në të gjitha nivelet e qenies sonë, pasi ata nuk japin asnjë lloj efekti negativ. Këto lloj vajrash apo përzierjesh kthejnë harmoninë, vitalitetin dhe qetësinë shpirtërore.

fara e zeze

Vajrat bimore janë të sigurta për t’u përdorur. Edhe sikur të mos japin suksesin e shpresuar, ato nuk shkaktojnë asnjë lloj dëmi në organizëm, madje i sjellin dobi te shumta atij. Nuk kanë efekte anësore të dëmshme për njeriun, sepse edhe nëse një bimë ka një lëndë të dëmshme, eliminimi i asaj lënde gjendet në një lëndë tjetër të po të njëjtës bimë. Në çdo rast, këto efekte anësore nuk krahasohen me efektet anësore të ilaçeve kimike. Në fund mund të themi se kurat bimore janë padyshim mjekësia e së ardhmes, me dëshminë e vetë mjekëve dhe shkencëtarëve të mëdhenj të mjekësisë moderne.

Kthimi te natyra është zgjedhja më e mirë për shëndetin tuaj!

 

/Romina Qama/

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar