Vaji i ullirit dhe shëndeti

0

Studiuesit e Institutit Biologjik dhe Neurobiologjik në Romë, pohuan sot se kanë zbuluar rolin e vajit të ullirit në disa funksionë të trupit tonë.

Sipas tyre vaji i ullirit jo vetëm ndihmon në ruajtjen e bukurisë së fytyrës por gjithashtu ndikon në forcimin e trurit dhe të trupit të njeriut.

“Elementët e këtij vaji ngadalësojnë plakjen e neuroneve dhe qelizave, saqë kush konsumon përditë nga dy lugë vaj ulliri rezulton të jetë më i shëndetshëm”-tha përfaqësuesi i Institutit Marco Fiore.

Gjithashtu në revistën “Nutirton” ku dhe është publikuar ky studim, thuhet qartë se konsumimi i rregullt i këtij vaji forcon trurin, qelizat kundër plakjes dhe ndihmon në ruajtjen e një lëkure të lëmuar.

/Erzen Carja/

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here