Ushqimet “shpëtimtare” përballë sëmundjeve

Ushqimet “shpëtimtare” përballë sëmundjeve

Vdekja është e pashmangshme, por sëmundjet që e shkaktojnë atë mund të shmangen. Është në dorën e njeriut që të vetëmbrohet nga disa sëmundje. Ajo çka duhet të bëjë njeriu është  “Plani i të ushqyerit”. Nëse arrini të bëni plan dhe llogari për kursimet, për pushimet tuaja fare mirë mund ta bëni edhe me ushqimet që

Vdekja është e pashmangshme, por sëmundjet që e shkaktojnë atë mund të shmangen. Është në dorën e njeriut që të vetëmbrohet nga disa sëmundje. Ajo çka duhet të bëjë njeriu është  “Plani i të ushqyerit”. Nëse arrini të bëni plan dhe llogari për kursimet, për pushimet tuaja fare mirë mund ta bëni edhe me ushqimet që duhet të konsumoni.

Ja disa nga përbërësit e menusë suaj

Qepa

Qepa njihet si antibiotikë natyral i cili zvogëlon kolisterolin dhe ruan shëndetin e damarëve. Qepa është një perim i cili të mbron nga sëmundjet e zemrës dhe kanceret e ndryshme, ndaj këshillohet të konsumohet në 2deri në 3 pjesë të vogla në ditë.

Veza

Veza është produkt me përmbajtje të lartë proteinash. Niveli i lartë i proteinave mundëson zhvillimin e shëndetshëm të zemrës dhe trurit.

Kërpudha

Kërpudha, prej 100 vitesh përdoret në vendet lindore për qëllime shëruese. Ajo është mbrojtëse e mirë e sistemit imunitar. Sipas një studimi në Japoni kërpudha e ul nivelin e kolisterolit deri në 45%.

Boronica

Boronica është një frut i cili ndikon positivisht në forcimin e kujtesës. Është mbrojtëse e mirë e diabetit si dhe parandalon kancerin.

Shega

Shega ruan damarët e zemrës nga koagulimi i gjakut. Përdorimi i rregullt  zvogëlon vitet e plakjes.

Peshku

Këshillohet të përdoret 2 herë në javë. Zëvëndësojeni herë pas here menunë tuaj me peshk. Në ndryshim nga mishi, peshku  j’u mundëson një trup më të lehtë, më praktikë. Këshillohet veçanërisht  lloji hamsi dhe salmon.

 /Rabihana Halili/

 

 

 

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar