Ushqimet që mbajnë të re fytyrën tuaj

Ushqimet që mbajnë të re fytyrën tuaj

1.    Papaya Ju mund të keni përdorur papaya-n si skrab për lëkurën e fytyrës suaj.  Ky frut shërben si një serum i pasur me vitaminën C dhe si eksfoliant gjithashtu. Ajo përmban mjaftueshëm për dy ditë, vlerë të vitaminës C, e cila ndikon në shkëlqimin dhe forcimin e indeve të lëkurës. Gjithashtu përmbani vitaminë A

1.    Papaya

Ju mund të keni përdorur papaya-n si skrab për lëkurën e fytyrës suaj.  Ky frut shërben si një serum i pasur me vitaminën C dhe si eksfoliant gjithashtu. Ajo përmban mjaftueshëm për dy ditë, vlerë të vitaminës C, e cila ndikon në shkëlqimin dhe forcimin e indeve të lëkurës. Gjithashtu përmbani vitaminë A e cila rregullon aktivitetin qelizor në të njëjtën mënyrë si Retinol-A, por më butësisht. Papaya përmban edhe enzima që ndikojnë në tretjen e ushqimit, si papain që ndikon gjithashtu edhe në zvogëlimin e skuqjes së lëkurës dhe inflamacionit.

2.    Fermenti  i arrave të kokosit

Ju keni dëgjuar për ujin e kokosit, por tani është koha të njiheni edhe me homologun e tij, edhe më të pasur, fermentin e kokosit, i cili përgatitet nga fermentimi i ujit të kokosit me bakterie të dobishme. 1 masë prej  44. 36  ml i këtij fermenti përmban 15 bilion CPU (colony forming unit) baktere, tre herë më shumë se në kosin që shitet në treg. Këto baktere e mbajnë lëkurën tuaj të pastër duke lënë jashtë grumbullimin e baktereve patogjene të cilat mund të shkaktojnë akne dhe dizbalancime hormonale.  Fermenti i kokosit është padyshim i ëmbël, ç’ka mund të qetësojë dëshirat e lëkurës ndaj sheqerit.

3. Farat e susamit të zi

Farat e susamit të zi ndikojnë në rikthimin e shkëlqimit dhe elasticitetit të lëkurës suaj. Të pasura me yndyra esenciale, acid oleik, aminoacide, kalium dhe fibra, këto fara ndihmojnë në mënyrë të fuqishme në zbukurimin e lëkurës, sa meritojnë që ju t’ua shtoni të gjitha vakteve tuaja.

3.    Panxhari i kuq

 Panxhari kujdeset për lëkurën duke stimuluar sistemin limfatik dhe duke larguar mbeturinat nga qelizat tona. Panxhari gjithashtu mund të rrisi aftësinë e furnizimit të gjakut me oksigjen deri 400%,  duke i sjellë shkëlqim dhe vitalitet lëkurës. Ai gjithashtu ndikon në mosdukjen e celulitit duke forcuar shtresat e lëkurës.

Një recetë e thjeshtë: Pirja e lëngut të panxharit do t’ju ndihmojë të keni një lëkurë të bukur deri në 12 orë. Nëse nuk e preferoni, provoni të bëni një sallatë me panxhar të pjekur, ose një sallatë me spinaq dhe panxhar.

5. Lakra e kuqe

Lakra e kuqe përmban antocianinë, pigmenti që i jep ngjyrën vjollcë edhe boronicave. Këto fitopërbërës ndikojnë në zvogëlimin e formimit të rrudhave dhe pengojnë hiperpigmentimin. Lakra e kuqe ka gjashtë herë më shumë vitaminë C se lakra jeshile.  Ajo gjithashtu përmban përbërësin detoksifikues sulforafan,  i cili ndihmon në largimin e toksinave nga trupi.


Një recetë e thjeshtë: 
Përdoreni lakrën e kuqe në sallatë së bashku me lakrën jeshile, gjithashtu kombinojeni atë me karotën dhe vajin e ullirit.

6. Limonat

Lëngu i limonit ndihmon në largimin e toksinave të yndyrnave të tretshme dhe hormoneve të vjetra të cilat mund të shkaktojnë plasaritje dhe të rrisin nivelin e yndyrës në lëkurën tuaj. Lëngu i limonit gjithashtu ndikon në miksimin e yndyrërave në lëkurë, çka ndihmon në mbajtjen e lëkurës të hidratuar. Lëkura e limonit gjithashtu përmban flavonoid, i cili vret bakteret në gojë, zorrë dhe ndikon në mbajtjen larg të akneve dhe pucrrave të shkaktuara prej baktereve.

7. Farat e kungullit

Farat e kungullit janë të pasura me zink, vitaminë E, sulfur, yndyrna omega 3. Farat ushqejnë, kurojnë, rinojnë dhe hidratojnë lëkurën. Ato gjithashtu dëmtojnë lëkurën tuaj nga dëmtimet dhe plasaritjet.
Një recetë e thjeshtë: Përveç se mund t’i hani, farat e kungullit mund t’i shtoni edhe në sallatë ose të shtoni një lugë fara kungulli të shtypura në maskën tuaj.

8. Lëngu i domateve
Do të shkoni në plazh ose në pishinë? Fillojeni ditën me një gotë lëng domatesh të freskët. Likopeni në domate parandalon dëmtimin nga UVA dhe nga UVB.  Një gotë lëng ju siguron një mbrojtje (SPF 5), kështu që është e nevojshme të vendosni edhe pak krem për mbrojtje nga dielli.  Lëngu i domates rigjallëron lëkurën, kështu që pijeni atë sapo zgjoheni në mëngjes.

/Elta Liksenaj/

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar