Universiteti i Mjekësisë, kriteret për mjekët që bëhen pedagogë

Universiteti i Mjekësisë, kriteret për mjekët që bëhen pedagogë

Universiteti i Mjekësisë ka gjithsej 5 fakultete, i cili është krijuar pak kohë më parë me vendim të Këshillit të Ministrave. Mjekët e qendrave spitalore, të cilët do të përzgjidhen si pedagogë në Universitetin e Mjekësisë duhet të përmbushin disa kritere kryesore sipas një vendimi të Këshillit të Ministrave. “Kriteret e përgjithshme që duhet të

Universiteti i Mjekësisë ka gjithsej 5 fakultete, i cili është krijuar pak kohë më parë me vendim të Këshillit të Ministrave.

Mjekët e qendrave spitalore, të cilët do të përzgjidhen si pedagogë në Universitetin e Mjekësisë duhet të përmbushin disa kritere kryesore sipas një vendimi të Këshillit të Ministrave.

“Kriteret e përgjithshme që duhet të plotësojë personeli i kualifikuar janë: Notë mesatare mbi 9 në studimet universitare, në studimet specializuese në fushën e mjekësisë dhe titulli “Doktor”, për kandidatët që i kanë kryer këto studime brenda vendit”, thuhet në vendim.

“Personeli duhet të ketë të paktën 7 vite punë në qendra spitalore universitare apo në spital, pas përfundimit të specializimit”, saktëson vendimi.

Përkatësia në njësitë kryesore dhe ato bazë të UMT-së vendoset me vendim të Senatit Akademik dhe Këshillit të Administrimit të Universitetit.

Vendimi tashmë ka në fuqi pasi është botuar edhe në Fletoren zyrtare.

/Muzafere Dema/

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar