Universiteti i Korçës “Fan Noli” do të çelë për këtë vit akademik 6 programe të reja studimi në nivelin e parë dhe master profesional dhe shkencor. Rritja e kërkesave të maturantëve për të ndjekur studimet në këtë universitet , ka bërë që rektorati ti kërkojë Ministrisë së Arsimit , jo vetëm shtim të kuotave në
Universiteti i Korçës “Fan Noli” do të çelë për këtë vit akademik 6 programe të reja studimi në nivelin e parë dhe master profesional dhe shkencor.
Rritja e kërkesave të maturantëve për të ndjekur studimet në këtë universitet , ka bërë që rektorati ti kërkojë Ministrisë së Arsimit , jo vetëm shtim të kuotave në degët ekzistuese, por edhe hapjen e degëve të reja , të cilat përfshijnë, fakultetet e ekonomisë , bujqësisë ,infermjerisë dhe shkencave sociale.
Rektori i universitetit “Fan Noli” sqaron se për këtë vit akademik, janë miratuar 2040 kuota të reja në nivelin e parë dhe 1270 kuota në nivelin master, ndersa pritet të miratohen edhe kuotat për sistemin part-time.
Përmirësimi I infrastrukturës fizike dhe vënia në funksion të proçesit mësimor të dy ndërtesave të reja , për të cilat janë investuar mbi 200 milion lek,do ti japë fund zhvilllimit të mësimit me turne.
Universiteti I Korçës, në auditoret e të cilit do të ulen mbi 7500 studentë, mbetet më I preferuari për maturantët e Rajonit të Juglindjes, por vitet e fundit edhe për ata të rajoneve të tjera të vendit ,të cilët zenë 20% të numrit të përgjithshëm të studentëve.
/Armela Ago/
Lini Komentin tuaj
Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *