Universiteti i Arteve vjen me një shfaqje koreografike

Universiteti i Arteve vjen me një shfaqje koreografike

“Vazhdimi”, “Katedralja e Parisit” dhe “Çifti i shqyer”, janë shfaqjet që janë vënë së fundmi nga artistët e rinj të degës së kinematografisë në Universiteti të Arteve në Tiranë. Nën udhëheqjen e pedagoges Kozeta Bakiu, studentët e vitit të tretë sollën në skenën e arteve një shfaqje që u mirëprit shmë mirë nga të pranishmit

“Vazhdimi”, “Katedralja e Parisit” dhe “Çifti i shqyer”, janë shfaqjet që janë vënë së fundmi nga artistët e rinj të degës së kinematografisë në Universiteti të Arteve në Tiranë.

Nën udhëheqjen e pedagoges Kozeta Bakiu, studentët e vitit të tretë sollën në skenën e arteve një shfaqje që u mirëprit shmë mirë nga të pranishmit në sallë.

Në fjalën e saj koreografia dhe pedagogia Kozeta Bakiu pohon se të rinjtë kanë punuar jo pak për këtë shfaqje dhe tregon se është e kënaqur prej tyre.

Gjithashtu, ajo shton se e veçanta e shfaqjes që kanë përgatitur së fundmi ka të bëjë me faktin se të rinjtë performojnë dhe në një tjetër zhanër të kërcimit, që është danci historik.

Secila shfaqje ishte zgjedhur me kujdes nga studentën, pasi në të njëjtën kohë e kishin edhe për mbrojtje diploma.

Erza Xheladini, studentja që për  mbrojtje diploma kishte zgjedhur  “Vazhdimin”, shprehet se me anën e kësaj vepre përcillet  një mesazh shumë i madh.

“Vazhdimi” tregon historinë e një femre që ka humbur bashkëshortin, njeriun më të dashur të jetës së saj, ajo çka kam dashur të tregoj është që çdo  femër që humb dikë shumë të afërt duhet të vazhdojë  jetën e të ecë përpara,  sepse jeta ka plot gjëra të tjera, edhe pse nuk mundet kurrë ti harrosh në shpirt”, tregon artistja nga Kosova.

Gjithashtu ajo pohon se : “Në Kosovë nuk ka shkollë koreografie dhe kjo ka qenë dhe arsyeja pse kam ardhur këtu. Këtu janë pedagogë shumë të mirë, janë sjellë shumë mirë me mua dhe kanë shprehur interesim për idetë e mia dhe mënyrën se si unë i perceptoj ato.”

Nga ana tjetër studtenti Majlajdo Gala u shpreh:  “Unë kisha përgatitur komedinë groteske “Çifti i shqyer”. Sapo e kam parë teatrin kam menduar ta vija në koreografi, por ishte e vështirë kjo pjesë për të ardhur në koreografi. Ndryshe nga teatri, këtu duhet të tregosh me gjuhën e trupit se çfarë ndodh. Ndërtimi i koreografisë dhe me ndihëm  pedagoges Kozeta Bakiu kaloi shumë mire.”

Secila pjesë erdhi para publikut nga 20 minuta secila, ndërsa edhe pjesa e përgatitur nga Oltion Plaku “Katedralja e Parisit” kishte të veçantën e saj, sepse erdhi dhe pak komike.

/Sonila Qazimi/

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar