Unioni i Gazetarëve Shqiptarë protestë përpara Parlamentit

Unioni i Gazetarëve Shqiptarë protestë përpara Parlamentit

Unioni i Gazetarëve Shqiptarë, nesër në orën 12:00 organizon një protestë përpara Parlamentit, shkak i kësaj proteste janë kushtet e vështira financiare me të cilat po përballet media në vendin tonë. “Të nderuar kolegë të të gjitha mediave të vendit, Nesër ora 12.00, para selisë së Parlamentit të Shqipërisë, Unioni i Gazetarëve Shqiptarë ju fton

Unioni i Gazetarëve Shqiptarë, nesër në orën 12:00 organizon një protestë përpara Parlamentit, shkak i kësaj proteste janë kushtet e vështira financiare me të cilat po përballet media në vendin tonë.

“Të nderuar kolegë të të gjitha mediave të vendit,
Nesër ora 12.00, para selisë së Parlamentit të Shqipërisë, Unioni i Gazetarëve Shqiptarë ju fton në protestë. Në këtë tubim ne ngremë zërin për gjendjen e vështirë financiare, më saktë për krizën financiare në të cilën përpëliten mbi 90 për qind e mediave të vendit”, deklaron Unioni i Gazetarëve në faqen e “facebook-ut”.

Gjithashtu ky organizim po bëhet edhe si protestë për vonesat e pagave ndaj gazetarëve dhe borxhet që iu ka biznesi, investitorët dhe entet publike medias. “Në këtë protestë ne denoncojmë kapjen e mediave dhe sidomos të gazetarëve nga varfëria financiare dhe kriza sociale e cila njëherësh sjell kapjen e “pushtetit të katërt” nga pushtetet e tjera, përmes varfërimit dhe mospasjes së rënde.
Në këtë protestë, në emër të mediave tona, shpallim ankesat për borxhet që partnerët e biznesit, investitorët dhe entet publike ju kanë mediave, duke i lënë ato në mëshirë të falimentit financiar.
Gazetarë, kjo është një protestë për të gjithë ne që sot ndihemi më të poshtëruar prej vonesave të pagave dhe të shpërblimeve tona ligjore, të cilat janë fryt i punës, mundit dhe sakrificës së parreshtur profesionale”,  thuhet në deklaratë.

/Osman Stafa/

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar