Unioni Afrikan pezullon Egjiptin

Unioni Afrikan pezullon Egjiptin

Unioni Afrikan ka pezulluar Egjiptin nga të gjitha aktivitetet e saj në AU, që pas rrëzimit të qeverisë, ka bërë me dije një zyrtar i lartë. Vendimi i 54 antarëve të bllokut erdhi ndërkohë që vazhdonin demostratat kundër presidenit Muhamed Mors në kryeqytetin e Egjiptit, Kajro. “Si i mandatuar nga instrumentet relevante AU, Bashkimi Afrikan

Unioni Afrikan ka pezulluar Egjiptin nga të gjitha aktivitetet e saj në AU, që pas rrëzimit të qeverisë, ka bërë me dije një zyrtar i lartë.

Vendimi i 54 antarëve të bllokut erdhi ndërkohë që vazhdonin demostratat kundër presidenit Muhamed Mors në kryeqytetin e Egjiptit, Kajro.

“Si i mandatuar nga instrumentet relevante AU, Bashkimi Afrikan për Paqen dhe Këshilli i Sigurimit vendosi të pezullojë pjesëmarrjen e Egjiptit në aktivitetet e AU deri në rivendosjen e rendit kushtetues”, tha Admore Kambudzi, Sekretari i Paqes dhe Sigurisë Këshillit të AU, pas një takimi të premten.

Vendimi i pezullimit është përgjigje e AU-së për çdo ndërprerje të sundimit kushtetues nga një shtet anëtar.

Morsi u hoq nga detyra si president i vendit  të mërkurën nga ushtria, pas protestave masive kundër qeverisë së tij.

/Sonila Qazimi/

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar