
Ulet çmimi i derivateve të naftës
Komisioni Rregullator për Energjetikë (KRE) ka vendosur që çmimet e benzinave dhe dizelit prej sonte në mesnatë do të zvogëlohen për dy denarë për një litër.
Nga ky vendim zvogëlohet çmimi i rafinerive dhe shitjes me pakicë të derivative të naftës për 3,39 gjerësisht për 2,66 për qind. Arsyeja e zvogëlimit të çmimeve të shitjes me pakicë të derivateve të naftës nga KRE-ja ka ardhur si pasojë çmimit 2,3 për qind më të lartë mesatar të naftës së papërpunuar në tregun botëror në 14 ditët e fundit dhe për 1,09 kurs më të lartë të denarit në raport me dollarin.
Çmimi i ri i shitjes me pakicë i EUROSUPER BS-95 do të kushtojë 76,50 denarë për një litër, EUROSUPER BS-98 do të shitet për 78 denarë, ndërsa EURODIZELI (D-E-V) për 68,50 denarë për një litër. Çmimi i shitjes me pakicë i Vajit ekstra të lehtë për amvisëri (EP-1) zvogëlohet për 1,50 denarë për një litër dhe tani kushton 57,50 denarë për një litër. Çmimi i shitjes me pakicë i mazutit M-1 NS zvogëlohet për për 1,078 denarë për një kilogram dhe tani shitet për 39,457 denarë për një kilogram.
Me vendimin e KRRE-së për 1,078 denarë për një kilogram zvogëlohet edhe çmimi i shitjes me pakicë i mazutit M-1 NS i cili tani shitet për 39,457 denarë për një kilogram.
/Enkeleda Cami/
Për momentin nuk ka komente!
Askush nuk ka lënë koment për këtë postim!