Ulen çmimet për ushqimet dhe pijet joalkoolike

Ulen çmimet për ushqimet dhe pijet joalkoolike

Dalja në treg e prodhimeve vendase ka ndikuar në uljen e çmimeve të produkteve ushqimore dhe pijeve joalkoolike. INSTAT ka bërë të ditur se indeksi i grupit “ushqime dhe pije joalkoolike” shënon një ulje me 0.4 për qind, ndërsa nëngrupi “zarzavate përshirë edhe patatet” ulen me 2.4 për qind. Ndërkaq, grupi i transportit, frutave dhe

Dalja në treg e prodhimeve vendase ka ndikuar në uljen e çmimeve të produkteve ushqimore dhe pijeve joalkoolike. INSTAT ka bërë të ditur se indeksi i grupit “ushqime dhe pije joalkoolike” shënon një ulje me 0.4 për qind, ndërsa nëngrupi “zarzavate përshirë edhe patatet” ulen me 2.4 për qind.

Ndërkaq, grupi i transportit, frutave dhe grupi “hotele, kafene dhe restorante” kanë pësuar një rritje të çmimeve, përkatësish grupi i frutave me 1.7 për qind dhe 0.1 për qind grupi “hotele, kafene dhe restorante”.

Sipas INSTAT-it, rritja e çmimeve në grupin e transportit ka ardhur si pasojë e rritjes së çmimit të naftës me 0.5 për qind dhe çmimit të benzinës me 0.1 për qind.

/Enkeleda Cami/ 

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar