Ukrainë, qeveria kërcënon opozitën: Lironi sheshet për 15 ditë!

Presidenti i Ukrainës, Viktor Janukoviç, miratoi dje një amnisti që i jep 15 ditë kohë opozitës që të lirojë vendet publike. Në anën tjetër ushtria ka kërkuar vendosjen e masave të jashtëzakonshme, pasi po bëhen dy muaj që vendi ndodhet në një krizë të paprecedentë. Ligji i amnistisë u votua në Parlament në kuadrin e

Presidenti i Ukrainës, Viktor Janukoviç, miratoi dje një amnisti që i jep 15 ditë kohë opozitës që të lirojë vendet publike. Në anën tjetër ushtria ka kërkuar vendosjen e masave të jashtëzakonshme, pasi po bëhen dy muaj që vendi ndodhet në një krizë të paprecedentë.

Ligji i amnistisë u votua në Parlament në kuadrin e koncesioneve ndaj opozitës. Por kësaj të fundit i është vënë kushti që të lirojë vendet publike për 15 ditë, gjë që opozitarët e kanë refuzuar duke e futur sërish vendin në një ngërç politik. Ushtarakët ukrainas, të cilët në të kaluarën kanë theksuar se nuk do të ndërhyjnë në këtë krizë që po ndan vendin, së fundmi kanë thyer heshtjen.

Trupat e armatosura i kanë kërkuar kreut më të lartët shtetit, Presidentit Janukoviç, që të marrë masa urgjente për të stabilizuar situatën në vend, duke theksuar se përshkallëzimi i kontestimit po rrezikon integritetin territorial të Ukrainës.

Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Anders Fogh Rasmussen, ka shprehur shqetësimet e tij menjëherë pas këtyre deklaratave, duke vlerësuar në llogarinë e tij në “Tëitter” se ushtria duhet të qëndrojë neutrale.

/Objektiv.al/

 

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar