Ukraina aprovon marrëveshjen me BE-në

Ukraina aprovon marrëveshjen me BE-në

Qeveria ukraianase ka aprovuar në mënyrë unanime draftin e marrëveshjes për Asociim me Bashkimin Evropian. Jan Tombinski, udhëheqësi i delegacionit të BE-së në këtë shtet, në prononcimin e tij për mediat u ka thënë gazetarëve në Kijev “Se aprovimi i marrëveshjes prezanton një “hap të rëndësishëm” nga qeveria ukrainase dhe se nënshkrimi i saj në

Qeveria ukraianase ka aprovuar në mënyrë unanime draftin e marrëveshjes për Asociim me Bashkimin Evropian.

Jan Tombinski, udhëheqësi i delegacionit të BE-së në këtë shtet, në prononcimin e tij për mediat u ka thënë gazetarëve në Kijev “Se aprovimi i marrëveshjes prezanton një “hap të rëndësishëm” nga qeveria ukrainase dhe se nënshkrimi i saj në samitin që do të mbahen në nëntor në Vilnius, “do të jetë një sukses i përbashkët i të gjithë qytetarëve, atyre të Ukrainës por edhe të BE-së.”

Nga ana tjetër pala komuniste në këtë shtet ka njoftuar se do ta apelojnë vendimin e Komisionit Zgjedhor, për refuzimin e kërkesën për referendum përmes së cilit do të kërkohej mendimi i qytetarëve për t’iu bashkuar Unionit Doganor rajonal që udhëhiqet nga Rusia.

Ndërkohë, Moska po i bënë presion Ukrainës që të heq dorë nga marrëveshja me BE-së, dhe t’i bashkohet këtij unioni doganor ku bëjnë pjesë edhe Bjellorusia dhe Kazakistani.

 /Sonila Qazimi/

 

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar