Uashingtoni është për emrin Maqedonia e Epërme

Uashingtoni  është  për emrin Maqedonia  e Epërme

Në takimin e pritshem te 8 gushtit ndermjet  kryeministrit grek Andonis Samaras me presidentin amerikan Barak Obama, ky i fundit pritet të bëj presion të madh  për zgjidhje të shpejtë të emrit. Sipas gazetës greke PARON,  Uashingtoni dëshiron që kjo çështje të zgjidhet deri në fund të vitit 2013 nderkaq që amerikanët janë për emrin

Në takimin e pritshem te 8 gushtit ndermjet  kryeministrit grek Andonis Samaras me presidentin amerikan Barak Obama, ky i fundit pritet të bëj presion të madh  për zgjidhje të shpejtë të emrit. Sipas gazetës greke PARON,  Uashingtoni dëshiron që kjo çështje të zgjidhet deri në fund të vitit 2013 nderkaq që amerikanët janë për emrin Maqedonia e Epërme. Nuk dihet nëse Samaras do të jetë dakord me këtë propozim të  Uashingtonit për emrin.

Analistët grekë  theksojnë  problemin nëse një zgjidhje të tillë do ta pranojë grupi parlamentar i Demokracisës së Re.

Në një prononcim për Radion Europa e Lirë, shefi i diplomacisë së Maqedonisë, Popovski nuk shprehet shumë optimist në drejtim të gjetjes së një zgjidhjeje për emrin pasi siç thotë ai, Greqia ka prioritete të tjera dhe tani nuk është e interesuar për zgjidhjen e kontestit me emrin. “Për momentin ne më shumë jemi të interesuar se çka do të dëgjojmë nga Athina, pasi që Athina është shkaku që ne nuk mund t’i fillojmë negociatat për anëtarësim në BE disa vite me radhë, edhe krahas rekomandimeve pozitive”  ka thënë Popovski.

“Ne nuk mund të bëjmë ndonjë hap përpara pa pasur ndonjë hap nga Athina në këtë fazë. Presioni është vetëm ndaj Maqedonisë, pasi që është vend i vogël dhe është jashtë NATO-s dhe BE-së, ndërsa presioni mbi Greqinë është vetëm përmes komunikatave dhe deklaratave dhe prandaj ata kanë situatë komfore në këtë moment,’’ u shpreh ai.

Popovski  ka thënë se për Greqinë, prioritet është kriza ekonomike dhe qeveria ka punë të tjera më të rëndësishme, prandaj nuk është e interesuar  dhe as a motivuar që të merret me çështjen e emrit.

Ndërkohë, sipas Shtëpisë së Bardhë dy funksionarët do të bisedojnë edhe  për bashkëpunimin në fushën e mbrojtjes, ate rajonal, përpjekjet e përbashkëta në luftën kundër terrorizmit, mundësitë për zgjidhjen e çështjes qipriote dhe për zhvillimin e ngjarjeve në Afrikën Veriore dhe në Siri.

 

/ Elta Liksenaj /

 

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar