U largua nga vendi i saj, zbulohet jeta e palumtur e princeshës së Dubait

0

Eshtë zbuluar se vitin që kaloi princesha e Dubait është laguar nga vendi i saj duke hipur në një jaht në pronësi të një francezi të pasur ndërkohë që babai i saj kishtë nisur kërkimet për të. Brenda pak ditësh princeshën e kthyen me forcë në shtëpi.


Ngjarja do të kishte mbetur e fshehtë, po të mos ishte për një video 39-minutëshe, e regjistruar nga princesha 33 vjeçare para se të arratisej, e cila u publikua pasi ajo u kap. “Nëse jeni duke e parë këtë video, kjo nuk është diçka e mirë”- i këshillon ajo shikuesit, me një lutje për të shpëtuar jetën e saj.“Ose do të kem vdekur, ose do të jem në një situatë shumë, shumë të keqe”. Parashikimet e tmerrshme të Princeshës Latifa, duket se janë vërtetuar, tashmë që familja e saj ia ka kufizuar shumë lëvizjet, duke e vënë nën një lloj arresti shtëpiak.


Në të gjithë botën dihet se Arabia ka rregulla të rrepta për sa i përket grave. Sipas sistemit të kujdestarisë në Arabinë Saudite, një bashkëshort, burri, vëllai ose babai në disa raste, ka autoritetin e plotë për të marrë vendimet më të rënsësishme për një grua, që nga lindja e saj deri në vdekje. Ai vendos nëse gruaja apo vajza do dali jashtë shtëpisë, do hapi rrjete sociale, nëse mund të udhëtojnë dhe ku, nëse mund të studiojnë apo të martohet etj.

G. Baçi

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here