Twitter bie pre e sulmeve piraterike

Twitter bie pre e sulmeve piraterike

Twitter njofton se ka rënë pre e sulmeve piraterike të një grupi të vetëquajtur Ushtria Siriane Elektronike. Twitter ka kërkuar prej agjencive mediatike BBC, The Guardians, CNN, si dhe Shtëpisë së Bardhë, që të forcojnë sigurinë e tyre në nivelin më të lartë. Agjencitë e lajmeve të hënën kanë marrë një e-mail nga Twitter, ku

Twitter njofton se ka rënë pre e sulmeve piraterike të një grupi të vetëquajtur Ushtria Siriane Elektronike. Twitter ka kërkuar prej agjencive mediatike BBC, The Guardians, CNN, si dhe Shtëpisë së Bardhë, që të forcojnë sigurinë e tyre në nivelin më të lartë.

Agjencitë e lajmeve të hënën kanë marrë një e-mail nga Twitter, ku u kërkohet t’i bëjnë një vëzhgim më të mirë masave të sigurisë që kërkohen nga mediat sociale. Nga e-mail kërkohet që fjalëkalimi të jetë të paktën me 20 karaktere të përbërë më numra, shkronja dhe shenja.

twitter_lockGjithashtu, rrjeti social këshillon që duhet pasur vetëm një kompjuter që përdoret për Twitter. Kjo ndihmon që fjalëkalimi mos të përhapet në shumë vende. “Mos e përdorni këtë kompjuter për të lexuar e-maile ose të lundroni në web, sepse rritet shansi për tu infektuar nga viruse. Twitter gjithashtu kërkon nga agjencitë e lajmeve që të kenë marrëdhënie të ngushtë më këtë faqe, me qëllim për të rritur sigurinë. ‘Na ndihmoni ne, t’ju mbrojmë!”, thuhet në njoftimin e kompanisë.

“Twitter është një shërbim falas mbështetur nga reklamat,” shprehet anëtari i sigurisë Rik Ferguson. Ai sugjeron që të mblidhen fonde për të ruajtur më tepër sigurinë. Rrjeti social Twitter premton se nuk do të ndalen dhe nuk do të dorëzohen.

“Nëse ata na mbyllin një llogari Twitter, ne do të hapim një të re, në qoftë se ata na bllokojnë emrin e domainit, ne do të blejmë një tjetër”, theksoi Rik Ferguson në një konferencë për shtyp.

/Ejup Lila/ 

twitter-logo

 

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar