TVSH-ja 3 mld lekë, konsumi në rënie të dukshme

TVSH-ja 3 mld lekë, konsumi në rënie të dukshme

Ministria e Financave përmes një publikimi të shifrave bën me dije për rënie të të ardhurave nga TVSH-ja me rreth 3 miliardë lekë. Kështu Shqiptarët janë detyruar të heqin dorë jo vetëm nga konsumimi i mallrave të luksit, por edhe nga ushqimet e përditshme. Të njëjtin alarm e jep edhe Banka e Shqipërisë në raportet

Ministria e Financave përmes një publikimi të shifrave bën me dije për rënie të të ardhurave nga TVSH-ja me rreth 3 miliardë lekë.

Kështu Shqiptarët janë detyruar të heqin dorë jo vetëm nga konsumimi i mallrave të luksit, por edhe nga ushqimet e përditshme. Të njëjtin alarm e jep edhe Banka e Shqipërisë në raportet e saj periodike. Por duke mos mjaftuar kjo, shifrat zyrtare të bëra publike në 5 muajt e parë të këtij viti njoftojnë përkeqësim të mëtejshëm të gjendjes.

Por, duke i’u referuar të njëjta shifrave të Ministrisë së Financave, rezulton se edhe të ardhurat nga taksa e akcizës kanë rënë ndjeshëm, ku janë arkëtuar rreth 12.9 miliardë lekë, ndërsa ishin planifikuar 15.1 miliardë.

Përsa i përket 5 muajve të parë të vitit, arkës së shtetit i mungojnë nga administrata fiskale, 7.3 miliardë lekë nga tatimet dhe 6.6 miliardë lekë nga doganat, krahasuar me parashikimin paraprak.

Sipas pasqyrës fiskale të Ministrisë së Financave, të ardhurat nga tatimet dhe doganat për muajin Prill janë 309 milionë lekë më pak, ose 1.3 % më pak se planifikimi në fillim të vitit.

Duke i’u referuar këtyre statistikave llogaritet 11.2 miliardë lekë, nga 11.4 miliardë lekë që ishteparashikimi, ose 229 milionë lekë më pak.

Kështu kemi një rritje tek produktet e domosdoshme për konsum, konkretisht me 60% –100%.

Ilir Beqja, ekspert socialist i ekonomisë, pas një analize të detajuar ka bërë të ditur se çmimi i bukës është rritur me 60%, orizi dhe sheqeri me 75%, vaji me 60 %, energjia elektrike me 60 % dhe mielli i cili ka pasur rritjen më të lartë me 80%. Këto çmime kanë pësuar luhatje nga viti 2005 deri në 2013-ën.

/Erzen Carja/

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar