Turqia përkrah ekonominë e Kosovës

Turqia përkrah ekonominë e Kosovës

Ministri i Financave, Besim Beqaj në takimin me ambasadoren e Republikës së Turqisë në Prishtinë, Songül Ozan, bisedoi rreth bashkëpunimit të këtyre dy shteteve në fushën e ekonomisë dhe të financave. Gjatë këtij takimi Ambasadorja Ozan theksoi interesin e Turqisë për përkrahjen e Kosovës në zhvillimin ekonomik përmes investimeve të drejtpërdrejta dhe në zhvillimin social.

Ministri i Financave, Besim Beqaj në takimin me ambasadoren e Republikës së Turqisë në Prishtinë, Songül Ozan, bisedoi rreth bashkëpunimit të këtyre dy shteteve në fushën e ekonomisë dhe të financave.

Gjatë këtij takimi Ambasadorja Ozan theksoi interesin e Turqisë për përkrahjen e Kosovës në zhvillimin ekonomik përmes investimeve të drejtpërdrejta dhe në zhvillimin social.

Ajo tha se bizneset turke të cilat zhvillojnë biznes në Kosovë i kontribuojnë zhvillimit ekonomik të Kosovës.

Ndërsa ministri Beqaj falënderoi shtetin turk për përkrahjen e vazhdueshme ndaj Kosovës në forcimin e shtetësisë, njohjes ndërkombëtare, përkrahjen dhe kontributin në lëmin e ekonomisë dhe financave.

/Enkeleda Cami/

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar