Soçi, adoptohen përmes internetit qentë që kanë mbipopulluar qytetin

100 mijë punonjësit e ndërtimit janë kthyer në shtëpitë e tyre duke lënë pas qindra qen dhe kafshë shtëpiake. Mbrojtësit e kafshëve ankohen se Soçi është bërë skenë që të kujton filmin klasik të Disney-t … 101 Dalmatians. Qyteti nënshkroi një kontratë me një kompani për të kapur dhe vrarë 2 mijë kafshë. Mënyra sesi

100 mijë punonjësit e ndërtimit janë kthyer në shtëpitë e tyre duke lënë pas qindra qen dhe kafshë shtëpiake.

Mbrojtësit e kafshëve ankohen se Soçi është bërë skenë që të kujton filmin klasik të Disney-t … 101 Dalmatians.

Qyteti nënshkroi një kontratë me një kompani për të kapur dhe vrarë 2 mijë kafshë.

Mënyra sesi veproi qyteti nuk është  zgjidhje e situatës – një kompani private që i merr qentë nga rruga, në një kohë që nuk ka një vend për ta. Kështu që thjesht i vrasin.

Duke e kundërshtuar këtë praktikë, admiruesit e kafshëve në Soçi organizuan një paradë duke u siguruar strehë kafshëve në familjet ruse në pjesë të tjera të vendit.

Përmes Internetit, vijnë kërkesa për adoptime ndërkombëtare – 90 përqind janë nga Shtetet e Bashkuara.

Një atlet amerikan në Soçi, fituesi i medaljes së argjendë për  stilin e lirë në ski, Gus Kenëorthy, publikoi dy foto në tëiter me qentë që ka në plan të sjell në Kolorado.

Dhe kjo foto u shpërnda me twiter 4 mijë herë të tjera.

Permes Internetit, rusët dhe amerikanët po ndihmojnë pë të shpëtuar këta qen të vetmuar në Soçi.

\B.Belegu\

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar