Turqi, Occupy Gezi: Mijëra në rrugë kundër Erdoganit

Turqi, Occupy Gezi: Mijëra në rrugë kundër Erdoganit

Policia ka qëlluar me gaz lotësjellës dhe ujë protestuesit të cilët kishin ngritur kampin e tyre në qëndrën tregtare kryesore të Stambollit, ditën e premte. Drejtuesit e protestës hynë në Gezi Taksim Part, vendi ku u zhvillua protesta katër ditore, kundër projektit për ndërtimin e një qëndreje tregtare, në këtë park. Demonstruesët gjithashtu janë kundër

Policia ka qëlluar me gaz lotësjellës dhe ujë protestuesit të cilët kishin ngritur kampin e tyre në qëndrën tregtare kryesore të Stambollit, ditën e premte.

Drejtuesit e protestës hynë në Gezi Taksim Part, vendi ku u zhvillua protesta katër ditore, kundër projektit për ndërtimin e një qëndreje tregtare, në këtë park. Demonstruesët gjithashtu janë kundër projektit për rindërtimin e kazermave historikë të kohës së Perandorisë Osmane dhe shndërrimi i tyre në një pazar.
Protestuesit tentuan të bllokonin buldozerët dhe duke brohoritur parrulla të ndryshme deri në çastet kur policia i largoi nga parku të premten. Protestuesit dhe policia u përleshën përgjatë rrugës kryesore tregtare, ku protestuesit i hidhnin shishe, duke krijuar barrikada dhe duke djegur plehra në mes të rrugës.
Grupe të vogla protestuesish u përleshën me policinë edhe përgjatë rrugëve anësore. Ditën e premte gjithashtu shpërndau një turmë që ishte mbledhur në afërsi të Sheshit Taksim dukë përdorur sërish gaz lotësjellës dhe ujë.
Kryetari i bashkisë së Stambollit dhe guvernatori deklaruan në një konferencë shtypi të përbashkët thanë se dymbëdhjetë njerëz u plagosën—duke përfshirë një në gjëndje të rëndë shëndetsore—të premten në një përleshje misid policisë dhe protestuesve. Gjashtëdhjetë e tre vetë u arrestuan deklaroi Governatori i Stambollit, z. Huseyin Avni Mutlu.
Policia gjithashtu përdori gaz lotësjellës të enjten në një përpjekje për të shpërndare protestuesit. Zyrtarët e policisë pastruan tendat dhe çantat e gjumit, të cilat i përkisnin protestuesve, por nuk arritën të boshatisnin parkun.

Mediat Sociale

Protestuesit u mblodhën me anë të përdorimit të rrjeteve sociale Facebook dhe Tëitter, ditën e enjte dhe numri i protestuesve në park këishte arritur me mijëra. Protesta e tyre është kthyer në një referendum jozyrtar rreth politikave më të fundit të qeverisë turke.

“Unë e pashë atë në TV… edhe pse atje nuk kishte njerëz, të rinjtë po mundohen të mbrojnë mjedisin. Kam zgjedhur ti mbështes ato pasi nuk besoj se është çnjerëzore të mbështesësh kauzën e tyre”, shprehet Adalet Makar, një bankier i dalur në pension, i cili e kaloi natën e së mërkurës duke fjetur në park, në tendën e tij.

Protesta është rritur në numër që në orët e vona të së hënës. Reagimi i propozuar publik rreth projektit si dhe dy ndërhyrjet e forcave të policisë me gaz lotësjellës, ka tërhequr më shumë njerëz në park.

“Gaz, gaz, gaz, kjo është mënyra e vetmë që ata dijë për të zgjidhur problemet” shprehet Esen Tuna, një 21 vjeçar, student i arkitekturës.

Policia turke në mënyrë të vazhdueshme përdor gazë lotësjellës dhe ujë për të shpërndarë protesta.

Një tjetër protestues, Elbruz Yılmaz, tha që mënyra e përdorur për të shpërndarë protestën është jodemokratike.

“Ne jemi vetëm duke u përpjekur për ti thënë diçka dhe ata nuk janë duke na dëgjuar. Ata po tentojnë të na ndalojnë,” tha Yılmaz

Qeveria këmbëngul

Qeveria, e kryesuar nga kryeministri Rexhep Tajjip Erdogan, ka bërë të qartë se projekti do të vazhdojë ashtu siç është planifikuar.

“Ata mund të bëjnë çfarë të duan. Ne kemi bërë vendimin tonë dhe ne do të bëjmë siç kemi vendosur,” deklaroi Erdogan.
Erdogan tha se rindërtimi i kazermave osmane do të thotë “të kesh respekt për historinë”.

Kritikët nuk janë dakort, duke argumentuar se projekti është një mënyrë për të fituar para nga shitja e pasurive të patundshme dhe të vlefshme në ditriktin kryesor tregtar të Stambollit.
“Kjo nuk mund të argumentohet duke thënë se është ruajtje historike. Kjo ka të bëjë me paratë,” tha Ece Demirel, një aktivist i Lëvizjes Forumi Urban, një organizatë që ndjek të gjitha projektet e zhvillimit në të gjithe Turqinë.

 

Shkruar nga Gul Tuysuz, CNN (http://edition.cnn.com/2013/05/31/ëorld/meast/istanbul-protests/)

Shqipëroi për Objektiv, Luis Bekteshi

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar