Turqi, dy të vdekur në protesta

Të paktën dy persona kanë vdekur gjatë protestave që përfshinë një ditë më parë Turqinë, pas varrimit të një adoleshenti që ndërroi jetë pas plagosjes në manifestimet antiqeveritare të zhvilluara vitin e kaluar.  Një protestues humbi jetën gjatë përleshjeve me policinë në lagjen “Kurtulush” të Stambollit, ndërsa një oficer policie thuhet se humbi jetën për

Të paktën dy persona kanë vdekur gjatë protestave që përfshinë një ditë më parë Turqinë, pas varrimit të një adoleshenti që ndërroi jetë pas plagosjes në manifestimet antiqeveritare të zhvilluara vitin e kaluar. 

Një protestues humbi jetën gjatë përleshjeve me policinë në lagjen “Kurtulush” të Stambollit, ndërsa një oficer policie thuhet se humbi jetën për shkak të një ataku kardiak teksa përballej me turmën, raporton TCh.

Protestat u nxitën nga vdekja ditën e martë të 15-vjeçarit Berkin Elvan, që ishte në koma që kur ishte goditur me një bombë gazi nëntë muaj më parë.

Ai kishte dalë për të bërë disa blerje gjatë protestave në Stamboll, kur papritur u godit në kokë nga bomba me gaz lotsjellës e lëshuar nga forcat e policisë ndaj manifestuesve.

Vdekja e tij ditën e martë shkaktoi protesta të dhunshme në të paktën 32 qytete e lokalitete në mbarë vendin, raportojnë mediat lokale.

Edhe këtë herë forcat e rendit qëlluan gaz lotsjellës dhe përdorën topa uji ndaj protestuesve në Ankara dhe Stamboll, teksa mijëra njerëz kishin mbushur rrugët për të mbajtur zi për vdekjen e tij.

Protestues të shumtë pësuan lëndime. Një grua theu këmbën ndërsa shumë të tjerë morën plagë në qytetin perëndimor të Izmirit, kur policia u përpoq të ndalonte marshimin drejt selisë së qeverisjes vendore.

Protestuesit në Stamboll hodhën fishekzjarrë drejt forcave të policisë, ndërsa qindra persona, përfshirë kalimtarë të rastësishëm që u përfshinë në vorbullën e protestës, u strehuan në një qendër tregtare dhe në një hotel të njohur pasi policia hodhi gaz dhe spraj me piper, raporton TCh.

 

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar