Turqi, autoritetet qeveritare ushtrojnë presion mbi median

0

Shtypi turk është kritikuar fuqishëm brenda vendit dhe në botë për mënyrën se si i mbuloi trazirat politike në Turqi – mbulim që u karakterizua nga vetë-censura si pasojë e presionit qeveritar. Megjithatë, autoritetet turke janë duke vazhduar të ushtrojnë presion mbi mediat e vendit.

Sindikata e gazetarëve turq pretendon se 22 gazetarë janë pushuar nga puna lidhur me mbulimin e protestave anti-qeveritare, ndërsa 37 të tjerë janë detyruar të japin dorëheqjen.

Gazetat e ekstremit të majtë janë bastisur nga policia dhe gazetarët janë ndaluar në bazë të ligjeve anti-terrorit. Kryeministri Recep Tayyip Erdogan ka akuzuar vazhdimisht median lokale dhe ndërkombëtare se ka qënë pas kryengritjes si pjesë e një konspiracioni kundër tij dhe partisë AK në pushtet. Por, sipas Asli Aydistasbas, gazetar për rrjetin CNN në turqisht,  shtypja është zgjeruar edhe tek mediat kryesore.

/Borana Belegu/

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here