Turku me 3 martesa parale kërcënon shqiptaren: Nëse lidhesh unë të vras!

Turku me 3 martesa parale kërcënon shqiptaren: Nëse lidhesh unë të vras!

Një 42-vjeçare ka kërkuar urdhër mbrojtje nga Gjykata e Tiranës, pas kërcënimeve të marra nga ish bashkëjetuesi i saj turk , Akdogan G. 47 vjeç. Sipas 42 vjeçares, marrëdhënia e saj me shtetasin turk kishte marë fund kur ajo ka mësuar se bashkëjetuesi i saj kishte tri martesave paralele në Holandë e Turqi, por turku

Një 42-vjeçare ka kërkuar urdhër mbrojtje nga Gjykata e Tiranës, pas kërcënimeve të marra nga ish bashkëjetuesi i saj turk , Akdogan G. 47 vjeç.

Sipas 42 vjeçares, marrëdhënia e saj me shtetasin turk kishte marë fund kur ajo ka mësuar se bashkëjetuesi i saj kishte tri martesave paralele në Holandë e Turqi, por turku e kërcënonte vazhdimisht nëpërmjet telefonit,  e-mail-it, por dhe gojarisht se do ta vriste nëse lidhej me njeri tjetër. Sipas pretendimeve  të S. M, hera e fundit kur është përballur me  shtetasin turk ka qenë në qershor,  ku ai e ka ndaluar  në rrugë, e ka kërcënuar me jetë, i ka thyer telefonin dhe e ka tërhequr zvarrë.
Gjykata e Tiranës pak ditë më parë lëshoi urdhër mbrojtje për 42-vjeçaren. Sipas këtij vendimi, Akdogan G. nuk duhet ta kërcënojë, kontaktojë apo t’i afrohet më shumë se 100 metra ish-bashkëjetueses së tij. 

/Elona Tereziu/

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar