Tungland, me TAP-in çmimi i gazit i leverdisshëm

Tungland, me TAP-in çmimi i gazit i leverdisshëm

Pas përzgjedhjes së konsorciumit për zhvillimin e fushës së gazit, “Shah Deniz” si fitues për transportin e gazit natyror drejt Europës, Kjetil Tungland, drejtor menaxhues i TAP-it tha se brenda pak muajve do të nisë puna intensive me konsorciumin në mënyrë që brenda pak viteve të realizohet dhe të rezultojë një investim i suksesshëm. Gazsjellësi

Pas përzgjedhjes së konsorciumit për zhvillimin e fushës së gazit, “Shah Deniz” si fitues për transportin e gazit natyror drejt Europës, Kjetil Tungland, drejtor menaxhues i TAP-it tha se brenda pak muajve do të nisë puna intensive me konsorciumin në mënyrë që brenda pak viteve të realizohet dhe të rezultojë një investim i suksesshëm.

Gazsjellësi TAP (Trans Adriatic Pipeline) kalon nga kufiri greko-turk në Itali përmes Greqisë dhe Shqipërisë. Ai do të ketë një kapacitet 10 mld metra kub në vit për të shkuar më vonë në kapacitetin 20 miliardë. Gjatësia në total e tij do të jetë 870 km, nga të cilat 205 janë në Shqipëri

Sipas studimeve, të realizuar nga ekspertët e Universitetit të Oksfordit vetëm në fazën e ndërtimit që do të zgjasë nga viti 2015 deri në vitin 2018, gazsjellësi do të gjenerojë 157 milionë euro shtesë në Prodhimin e Përgjithshëm Kombëtar dhe do të krijojë mesatarisht 2900 vende pune në vit.

/Enkeleda Cami/

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar