Tsarnaev deklaron pafajësinë ndaj akuzave

Tsarnaev deklaron pafajësinë ndaj akuzave

I akuzuar për komplot në Maratonën e Bostonit, nëntëmbëdhjetë vjeçari ka deklaruar pafajësinë ndaj të gjitha akuzave që rëndojnë mbi të, në lidhje me shpërthimet vdekjeprurëse në vijën e finishit më 15 prill. Dzhokhar Tsarnaev me origjinë nga Çeçenia, deklaroi pafajësinë para gjykatës federale në Boston, duke u përgjigjur “i pafajshëm” tridhjetë herë me radhë

I akuzuar për komplot në Maratonën e Bostonit, nëntëmbëdhjetë vjeçari ka deklaruar pafajësinë ndaj të gjitha akuzave që rëndojnë mbi të, në lidhje me shpërthimet vdekjeprurëse në vijën e finishit më 15 prill.

Dzhokhar Tsarnaev me origjinë nga Çeçenia, deklaroi pafajësinë para gjykatës federale në Boston, duke u përgjigjur “i pafajshëm” tridhjetë herë me radhë në përgjigje të 30 akuzave. Nëse shpallet fajtor, 19-vjeçari Tsarnaev mund të dënohet me vdekje ose burgim të përjetshëm.

Tre persona kanë vdekur dhe mbi 260 të tjerë janë lënduar gjatë maratonës së Bostonit më 16 prill të këtij viti.

Vëllai, Tamerlan i Tsarnaevit i cili dyshohet se ka bërë planifikimet për këtë sulm, është vrarë gjatë shkëmbimit të zjarrit me policinë.

/Amela Shehi/

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar