Trupi nuk e pranon sheqerin në këto 3 raste

0

Sheqernat nuk janë asgjë më shumë sesa disa molekula të thjeshta (kjo parë nga këndvështrimi kimik) sepse po të pyesnit një nutricionist, e sigurt që do të merrnit një përgjigje tjetër!

Sheqeri shkakton jo pak “reaksione” në trup dhe një ndër to është shndërrimi i tij në energji për muskujt. Sinapset, gjithashtu, lidhjet mes qelizave nervore, funksionojnë më mirë në prani të glukozës. Në tru ëmbëlsirat favorizojnë prodhimin e substancave që reduktojnë stresin. Perfekte në këtë rast është çokollata, e pasur me serotoninë, dhe qumështi, burim tripofani – dy substanca që stabilizojnë humorin. POR, ka disa raste kur sheqerit duhet t’i thoni JO në mënyrë kategorike.

JO

Pas një vakti ushqim

Nëse keni ngrënë një pjatë pastë ose rizoto, ndoshta të ndjekura edhe nga një porcion frutash, dëshira për sheqer tashmë mund të quhet e përmbushur. Ajo që do të shtoni më shumë (kujdes, do të mjaftonte edhe një puding!) do të depozitohet në formën e yndyrës në zonat më kritike të trupit.

Pas palestrës

Sforcimi ju ka nxitur oreksin? Më mirë një biftek ose djathë pa yndyrë. Muskujt kanë nevojë për proteina për të eliminuar acidin laktik. Me pushimin, metabolizmi tenton të bjerë. Më mirë është të limitoni kaloritë.

Përpara gjumit

Pakoja me biskota para televizorit, mbrëmjeve vonë, mund të bëhet shpesh preludi i një nate të bardhë. Energjia e prodhuar nga sheqernat mund të riaktivizojë organizmin. Nëse nuk mund të bëni dot pa ëmbëlsira, të paktën konsumojini një orë para se të fikni dritën.

/A.Miha/

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here